GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Hoxha zbardh detaje: Ja avokati që nxori nga burgu Kasandër Nogën dhe lidhja me Dumanin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Hoxha zbardh detaje: Ja avokati që nxori nga burgu Kasandër Nogën dhe lidhja me Dumanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha zbardhi detaje tronditëse nga hasmëria 20-vejçare mes familjes së Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut, i cili vijoi së fundmi edhe me atentatin ndaj këtij të fundit.

I ftuar në emisionin “Abc Live”, Hoxha është shprehur se familjet kanë vite që përplaset me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një numër të madh viktimash deri më tani.

“Të dy ata, Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu kanë qenë në burg për një kohë të gjatë dhe dolën më pas nga burgu. Duket se Kasandër Noga ka shkuar më pas në Belgjikë për të vrarë Erion Hasanbelliun”, tha Hoxha duke theksuar se avokati që mbrojti Nogën duke e nxjerrë më pas në liri me kusht ishte pikërisht Alban Bengasi.

Nga ana tjetër, ky i fundit përmendet nga Nuredin Dumani në dëshminë e tij për prokurorët e SPAK, ku kishte porositur vrasjen e ish-bashkëshortes, Blerta Ruçi.

Siç dëshmon Dumani, fillimisht avokati kërkoi dhunimin e saj duke i thyer një krah ose një dorë, më pas kaloi më tej duke i ofruar atij 120 mijë euro për ta vrarë, pasi sipas tij e kishe tradhtuar.

Dumani thotë se nuk e kishte pranuar këtë ofertë, por Alban Bengasi i kishte thënë se nëse nuk e merrte ai, “punën” do t’ia jepte Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe edhe si “I forti i Myslym Shyrit”.

Sipas Dumanit, avokati Bengasi u kishte thënë që të mos shqetësoheshin se askush në polici nuk do të hapte çështje për rrahjen e ish-gruas së tij. Siç thekson SPAK në dosje, vërtetë policia nuk e regjistroi denoncimin e Blerta Ruçit për dhunën ndaj saj.

Më poshtë, sjellim përmbajtjen e dosjes dhe rrëfimin e Nuredin Dumanit në lidhje me faktin penal të dhunës në familje ndaj shtetases Blerta Bengasi.

Etiketa: Artan Hoxhanuredin duamizbardh

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Para
E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja qëllon me thikë vëllain e saj

E rëndë/ U hodh nga kati i 4 i një objekti në Tiranë, ndërron jetë në spital gruaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com