GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Artan Lame në aksion, jep 1 miliard lekë për Kadastrën e skandaleve

16:49 - 05/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Lame në aksion, jep 1 miliard lekë për Kadastrën e skandaleve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kadastra e Vlorës është e njohur për skandalet me dokumentet e pronave dhe kryetarët e korruptuar që ndërrohen sa herë ju afrohet rreziku. Por, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, nuk do t’ia dijë ka vendosur  të dërgojë një shumë parash në “gojën e ujkut”. Në një tender të publikuar së fundmi pranë Agjencisë së Prokurimeve, Lame ka përcaktuar një fond limit prej 105.351.850 lekësh pa TVSH për rikonstruktimin e Kadastrës së Vlorës.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se përveç se Lame po dërgon miliarda lekë në  një institucion që së pari ka nevojë të rregullohet nga ana funksionale dhe detyrimet qe ka, këto shpenzime nuk do të sjellin produktivitet. Kjo pasi në këto momente që flasim gjendja e Kadastrës së Vlorës është teje e amortizuar, çka  do të thotë se në këto momente nuk ke se çfarë t’i bësh një ndërtese në gjendje të tillë.

Kadastra e skandaleve

Por, faktet e deri më tanishme tregojnë që ky institucione ka së pari më shumë nevojë për rregull dhe transparencë dhe jo për miliarda lekë të derdhura dëm që nuk shërbejnë në  favor të qytetarëve.

Kadastra e Vlorës njihet për kryetarët që kanë qëndruar më pak kohë në punë, për shkak se disa prej tyre janë konstatuar në shkelje. Kujtojmë se, 10 ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazëraj u shkarkua nga posti i drejtorit të komanduar te Kadastrës se Vlorës në 19 shtator të 2019.  Në vend të tij u vendos Elona Hodaj, e cila ka mbajtur më herët postin e Drejtores së Fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Por pa kaluar shumë kohë edhe Hodaj u shkarkua dhe në vend të saj u emërua, Viola Hima, e cila mbajti vetëm për pak ditë këtë post dhe dha dorëheqjen në qershor të 2020 dhe në korrik u emëruar Andi Binaj. Por edhe ky i fundit ka mbajtur vetëm për pak muaj këtë post, pasi u shkarkua dhe në  vend të tij u vendos Klodian Troci, i cili la detyrën ën shtator të këtij viti për t’i dorëzuar postin Reinard Metajt.Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në 10 muaj u ndërruan 8 drejtorë. Gjithë këto largime kanë ardhur si shkak i çështjeve të pazgjidhura me pronat e bregdetit.

E.H/Gijotina.com/

Etiketa: Artan Lamekadastra vlorekryesore2tender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Atdheu flet për raportin Bora-Donald: Do vazhdojnë jashtë

Atdheu flet për raportin Bora-Donald: Do vazhdojnë jashtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Lexo më shumë
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com