GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Xhori nën hetim për respiratorët, ndërkohë merr 550 MLN lekë nga SPAK për qendrën e përgjimeve

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Xhori nën hetim për respiratorët, ndërkohë merr 550 MLN lekë nga SPAK për qendrën e përgjimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa prokuroria e Posaçme SPAK, ka rregjistrur një dosje penale me Nr.81, për të hetuar veprimtarinë e ish-ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për blerjet emergjente përmes procedurës sekrete në periudhën e pandemisë “Covid-19”, një çështje tjetër mjaft sensitive dhe me shumë interes për publikun, u shmang nga hetimi i SPAK, duke ia kaluar për koopetencë prokurorisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për një dosje penale të rregjistruar me shumë urgjencë në SPAK, në dhjetor 2020, ku në qëndër të verifikimeve ishin anëtarët e dy komisioneve të Vlerësimit të Ofertave, të ngritura nga Ogerta Manastirliu dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kohës së pandemisë “Covid 19”.

Qëllimi ishte blerja dhe vendosja e 54 respiratorëve me dy modalitete dhe e dyta ishte blerja e mijëra kiteve, ku këtë tender e ka fituar me negocim të drejtpërdrejtë kompania “O.E.S Distrimed” sh.p.k, e cila ka lidhur kontratën në 30 mars 2020.

Kjo kontratë është miratuar me V.K.M nr.272, datë 3 prill 2020.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se një nga këto komisione që u hetua fillimisht në SPAK dhe më pas hetimi ju dërgua prokurorisë së Tiranës, ka shpallur fitues dhe kompaninë private “T.B.S 96 SH.P.K”.

Kjo kompani e themeluar në 21 prill 2006, administrohet nga biznesmeni Artan Xhori, i cili ka fituar tenderin me vlerë prej 760 milion lekë të vjetra për furniz dhe vendosje të 54 respiratorëve me dy modalitete.

Artan Xhori, rezulton të jetë shpallur fitues dhe ka lidhur kontratën në datën 27 mars 2020. Por siç rezultoi në vitin 2020 e në vijim, ai nuk u hetua thuajse asnjë moment nga SPAK por dhe nga prokuroria e Tiranës.

Në hetimin e këtij rasti, SPAK ishte përpara një konflikti interesi, pasi Artan Xhori përmes kompanisë së tij “T.B.S 96 SH.P.K”, rezulton të ketë krijuar monopolin e një tenderi shumë të rëndësishëm brenda prokurorisë së posaçme.

Bëhet fjalë për një tender konfidencial që lidhet me shërbimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave të qëndrës së përgjimeve brenda SPAK.

“T.B.S 96 SH.P.K”, rezulton të ketë fituar 550 milion lekë të vjetra nga kontrata konfidenciale e lidhur me prokurorinë e Posaçme SPAK, për mirëmbajtjen e sistemit të përgjimit të kësaj prokurorie.

Shuma prej 550 milion lekë nga kompania e Artan Xhorit është tërhequr përmes 8 transaksioneve bankare.

Ndërkohë prezenca ekonomike e kompanisë “T.B.S 96 SH.P.K”, nga 18 janari 2023 e në vijim ka hyrë dhe tek Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, duke fituar 152 milion lekë të vjetra për shërbimin support dhe teknik të paisjeve dhe aparaturave përgjuese të punës së kësaj drejtorie të rëndësishme në Policinë e Shtetit. /oranews/

Etiketa: hetimKryesore1respiratoretSpak

Lajme të lidhura

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!
Aktualitet

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Para
Skoci-Zvicër/ Nuk mjaftoi goli fantastik i Shaqirit, vetëm barazim për zviceranët

Skoci-Zvicër/ Nuk mjaftoi goli fantastik i Shaqirit, vetëm barazim për zviceranët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26

Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish...

Lexo më shumë
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26
I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

I tmerruar nga rinia! ‘Çmendet’ Rama: Do të shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimet penale!

08:57 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com