GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gazeta italiane: Shqiptarët “vranë frikën”, Rama nuk shihet më si i paprekshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazeta italiane: Shqiptarët “vranë frikën”, Rama nuk shihet më si i paprekshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave të fundit në Shqipëri, duke analizuar ndikimin e tyre në raportin mes qytetarëve dhe pushtetit.

Sipas shkrimit, elementi më i rëndësishëm i kësaj lëvizjeje është fakti që “shqiptarët kanë vrarë frikën” dhe se kryeministri Edi Rama nuk perceptohet më si një figurë e paprekshme.

Në artikull, gazetarja investigative Xhesika Tollia, e cila ka ndjekur nga afër protestat për portalin “Shteg”, shprehet se ndryshimi kryesor nuk lidhet vetëm me kërkesat politike, por me marrëdhënien e re që qytetarët kanë krijuar me pushtetin.

“Arritja më e rëndësishme e protestës është ajo që organizatorët e quajnë vrasja e frikës. Shqiptarët nuk e perceptojnë më pushtetin e kryeministrit Edi Rama si të paprekshëm”, citohet në artikull.

Shkrimi sjell edhe dëshmi nga pjesëmarrës të protestave, mes tyre Endrin Hysa, një shqiptar i rritur në Itali, i cili u rikthye në Shqipëri për t’iu bashkuar lëvizjes. Ai thotë se për dekada shqiptarët kanë jetuar me një lloj heshtjeje të imponuar nga frika dhe se tashmë kjo barrierë është thyer.

Sipas gazetës italiane, një rol të rëndësishëm në përhapjen e protestave kanë luajtur rrjetet sociale, të cilat kanë mundësuar shpërndarjen e shpejtë të mesazheve dhe organizimin e qytetarëve jashtë strukturave tradicionale.

Gazetarja argumenton se qeveria fillimisht tentoi të minimizonte protestat dhe më pas kërkoi t’i delegjitimonte ato, duke folur për ndikime të huaja apo duke identifikuar persona të veçantë nga radhët e protestuesve.

Artikulli ndalet edhe te përplasjet e fundit dhe akuzat për përdorim force ndaj disa protestuesve, duke theksuar se tensionet nuk kanë ulur mobilizimin e qytetarëve.

“Manifestimi kombëtar i 4 korrikut, që nxori në rrugë mijëra njerëz, tregoi se protesta vazhdon të mobilizojë qytetarët njësoj si ditën e parë. Pamjet e prindërve që sjellin fëmijët në protesta dhe i lënë të vizatojnë ulur mbi asfalt janë prova më e qartë se shumica e pjesëmarrësve nuk kërkon dhunë. Ata vazhdojnë ta mbështesin lëvizjen me të njëjtin entuziazëm si në fillim”.

Sipas “Il Fatto Quotidiano”, pavarësisht zhvillimeve të ardhshme politike, protesta ka krijuar një kosto të konsiderueshme për qeverinë e Edi Ramës dhe ka ndryshuar mënyrën se si një pjesë e shoqërisë shqiptare e sheh raportin me pushtetin.

Etiketa: jehonaprotestaRama

Lajme të lidhura

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)
Aktualitet

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Para
Egjipti depoziton ankesë zyrtare në FIFA, kërkon pezullimin e gjyqtarit të ndeshjes me Argjentinën

Egjipti depoziton ankesë zyrtare në FIFA, kërkon pezullimin e gjyqtarit të ndeshjes me Argjentinën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26

Një sasi me lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës në...

Lexo më shumë
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com