GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Artur Bushi i dhuron Naim Carës tenderin 180 MLN lekë për të rregulluar kalldrëmin në Krujë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sipas të dhënave, vetëm firma  “CARA” SHPK ka shprehur interes për këtë tender. E kemi vënë në dukje herë pas herë se kur është vetëm një operator në garë rregulli kërkon pezullimin e procedurave, pasi logjikisht duhen dy ose më shumë  oferta të vlefshme që të mund të zhvillohet garë konkurruese. Kështu, pa garë dhe pa konkurrencë, kryetari Bushi ka shpallur si fituese firmën “Cara” SHPK.

Sipas të dhënave, vetëm firma  “CARA” SHPK ka shprehur interes për këtë tender. E kemi vënë në dukje herë pas herë se kur është vetëm një operator në garë rregulli kërkon pezullimin e procedurave, pasi logjikisht duhen dy ose më shumë  oferta të vlefshme që të mund të zhvillohet garë konkurruese. Kështu, pa garë dhe pa konkurrencë, kryetari Bushi ka shpallur si fituese firmën “Cara” SHPK.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, sfidon SPAK-un para zgjedhjeve, duke zhvilluar një tender pa garë. Këtë herë Bushi po tregon kujdes për rrugën me kalldrëm në zonën  e vjetër të Krujës. Konkretisht, po flasim për prokurimin me objekt  “Rijetëzim i kalldrëmit mesjetar Krujë-Sarisalltik, Bashkia Krujë”.

Sipas të dhënave do të vendosen gurë të rinj atje ku ka dëmtime në rrugën 1910 m e gjatë, si dhe do të vendosen disa shtylla ndriçimi. Për këtë qytetarët krutanë do të paguajnë nga taksat 180 milionë lekë.

Shqetësuese në këtë procedurë është fakti që edhe këto 180 milionë lekë i jepen në shkelje të ligjit.  Kontrata e publikuar më datë 3 dhjetor 2024 është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Sipas të dhënave, vetëm firma  “CARA” SHPK ka shprehur interes për këtë tender. E kemi vënë në dukje herë pas herë se kur është vetëm një operator në garë rregulli kërkon pezullimin e procedurave, pasi logjikisht duhen dy ose më shumë  oferta të vlefshme që të mund të zhvillohet garë konkurruese.

Kështu, pa garë dhe pa konkurrencë, kryetari Bushi ka shpallur si fituese firmën “Cara” SHPK.

 

 

Kontrata do të zgjasë 5 muaj me qëllim që kalldrëmi të jetë gati para zgjedhjeve.

Kompania “Cara” sh.p.k. renditet në listën e firmave të favorizuara nga zyrtarët duke marrë tendera pa garë. Kështu, në prokurimet për llogari të programit të Rindërtimit pas tërmetit, “Cara” u përfshi si zbatuese projektesh.

Gjithashtu, kompania me pronar Naim Carën nuk është e rregullt në pagimin e taksave. Më datë 7 korrik 2021, për “Cara” Shpk është kryer vendosja e Masës së Sigurimit të detyrimit tatimor, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Rajoni Verior, Shkodër kërkoi vendosjen e barrës siguruese mbi titujt e pronësisë në mënyrë që të mos kryhen veprime tjetërsimi ndaj këtyre titujve për tatimpaguesin “CARA” pajisur me NUIS (NIPT)- K07729920F.

Ndërkohë, vetëm pak muaj më parë, llogaritë e kësaj kompanie ka qenë të bllokuara nga përmbaruesi për shkak të detyrimeve të papaguara. Po t’i shtojmë këtyre fakteve edhe kontratat që kjo kompani ka në dorë, ndërkohë që fitoi këtë tender, vihet në dyshim kryerja në afat dhe me cilësi e punimeve.

Ndërkohë kryetari Bushi u thirr në SPAK në mars të vitit 2023.

Sipas informacioneve ai u thirr pas kallëzimit të një qytetari, Muharrem Hoqja që e akuzon për shpërdorim detyre. Sipas pretendimit të qytetarit Muharrem Hoqja,  Bushi i ka vënë përmes organeve që ka në juridiksion, gjobë. Këtë veprim, qytetari e ka kallëzuar në SPAK, me pretendimin se Bushi ka shpërdoruar detyrën. Më konkretisht, Muharrem Hoqja akuzon se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje.

Bushi tha se qytetari kishte kryer 3 ndërtime pa leje ndaj e gjobitën në bazë të ligjit. Meqenëse këto ditë, Qeveria ka propozuar t’i falë këto gjoba, edhe Bushi që i vuri këto masa, “amnistohet”. Ndoshta më vonë do të dalë ndonjë ligj që amniston kryetarët e bashkive nga korrupsioni me tenderat.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimbushajBushiCaraKrujekryetari i bashkisetender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
LIGA E KAMPIONEVE/ City shkërmoqet nga Sporting, Liverpool shpartallon Leverkusen, fitore e madhe e Milan ndaj Realit

Parashikimi i “superkompjuterit”/ Ja skuadrat që do të përballen në finalen e “Champions”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë...

Lexo më shumë
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com