GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Artur Bushi nuk pyet për SPAK, hedh 5.4 milionë euro për asfalt

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Artur Bushi nuk pyet për SPAK, hedh 5.4 milionë euro për asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artur Bushi është kryebashkiaku i radhës që ndodhet nën vëzhgimin e SPAK-ut për korrupsion. Por, edhe pse u thirr pak ditë më parë në Prokurori, duket se Bushi nuk pyet për SPAK-un. Ai vazhdon me tenderët abuzivë dhe shpërdorimin e fondeve publike. Këtë herë, kryebashkiaku i Krujës nuk e ka mbajtur dorën, por e ka zgjidhur qesen dhe do të shpenzojë 630 milionë lekë ose 5.4 milionë euro për asfalt.Janë 5 kontrata që Bushi i ka regjistruar në një ditë dhe të gjitha kanë si qëllim riparimin me asfalt të disa rrugëve në fshatrat e Krujës.

Tenderi i parë, ka si objekt  “Sistemim-asfaltim i rrugëve Lagja “Kodër Bubq”, për të cilën do të shpenzohen 320 milionë lekë. Në dokument thuhet se punimet do të zgjasin 92 ditë nga nisja e kontratës, por në fakt fondi do të lëvrohet sikur në këtë rrugë do të punohet deri në vitin 2025.

Konkretisht, në vitin 2023 do të jepen 110 milionë lekë , 106 milionë lekë në vitin 2024 dhe 107 milionë lekë në vitin 2025. Normal që pritej kjo skemë abuzuese, pasi kaq para për të riforcuar rrugicën e një lagje ne fshat janë shumë. Pastaj në vend janë ndërtuar akse kryesore brenda një viti, ndërsa Bushi do të zvarrisë në 3 vjet riparimin e një rruge.

Që ky është paradoks e di dhe vetë ai, se jo më kot ka shënuar në dokument që projekti duhet të përfundojë brenda 92 ditëve nga 13 marsi, kur është regjistruar kontrata.

Kleçkat në kontrata

Me tenderin e dytë, Bushi është kujtuar që të riparojë dëmtimet në  rrugët pranë Unazës së Madhe në Fushë-Krujë. Për këtë tender do të shpenzohen 100 milionë lekë dhe parashikohet që punimet të kenë përfunduar deri në fillim të prillit. Ndërsa lëvrimi i parave do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024.

Me sa shohim edhe në këtë rast, Bushi nuk iu ndahet skemave të shpërdorimit të parave të buxhetit të shtetit. Ai hedh para që punimet të bëhen para zgjedhjeve, por lekët i planifikon t’i marrë një vit më pas. Pra, kryebashkiaku shpërndan lekë për miqtë e tij, edhe nëse nuk rizgjidhet kryetar bashkie më 14 maj 2023.

E njëjta procedurë lëvrimi fondesh është zbatuar edhe në tenderin e tretë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ”Sistemim-asfaltim i rrugës “Kasme”, Krujë”. Kjo është një rrugicë fshati shumë e vogël, që me 5-6 milionë lekë Bushi mund ta rikonstruktojë shumë mirë, pasi rruga është ekzistuese. Por, kryebashkiaku i financon 80 milionë lekë. Bushi urdhëron të hidhet asfalt sa të jetë mundur për afatin 27 ditë që ai ka përcaktuar.

Me të njëjtën skemë mund të përvetësohen edhe 100 milionë lekë të tjera për “Sistemim-asfaltim i rrugës së Mbikalimit Hekurudhor Hasanaj”. Këto janë miliona euro që do të tërhiqen deri në vitin 2025 nga Bashkia Krujë. Kështu, kryebashkiaku pasi e voli mirë bashkinë, para largimit, po përvetëson paratë që do të duhej të planifikoheshin në të ardhmen.

Lexo edhe: Çudirat e Artur Bushit: 270 mln lekë për asfalt elektoral, rruga përfundon në 2025

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimeArtur BushiBashkia KrujekontrataSpaktender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Hoxha në tregun e Vorës: Tregtarët, në gjendje të mjerueshme

Hoxha në tregun e Vorës: Tregtarët, në gjendje të mjerueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com