GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artur Meçollari: Ja si SPAK po gradon gjeneralët në FA

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Artur Meçollari mbërrin në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artur Meçollari, ish-komandat i Forcës Detare, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zbardhur atë që mund të konsiderohet si skandal në rradhët e Forcave të Armatosura, lidhur me gradat për gjeneral brigade dhe gjeneral major.

Meçollari shkruan se për këtë vit kuotat jane për dy gjeneral major dhe katër gjeneral të rinj brigade, duke shtuar se Forcat e Armatosura do të ketë 14 gjeneralë nga 10 që janë sot.

Sipas tij, tabela e organikës së FA parashikon vetëm 11 gjeneral, kur kompletimi është 100%.

Duke bërë me dije shifrat e personelit dhe ushtarëve që janë sot pjesë e FA-së, Meçollari shkruan se ushtarak jane rreth 4700 personel ose 70% kompletim dhe sipas llogaritjeve i bie 1 gjeneral për 350 personel ushtarak, ose 130% të numrit të autorizuar.

Ai shton më tej se Komisioni i Veçantë i Karrierës, në vlerësimin e gjeneralëve për marrjen e yllit të dytë dhe kolonelëve për marrjen e yllit të parë, bie në sy se dy nga ushtarakët e përzgjedhur ishin atëherë dhe ende janë nën hetim nga SPAK.

Meçollari shkruan se Bajram Begaj dhe ministri i Mbrojtjes ende mendojnë se duke iu dhënë grada madhore ushtarakëve nën hetim nga SPAK, u japin atyre imunitet ndaj hetimit penal.

Postimi nga Artur Meçollari

Si SPAK “gradon” gjeneralët në FA

Një ushtri vetëm me gjeneralë.

Në muajin maj 2023 Ministri i Mbrojtjes me propozim të Shefit të Përgjithshëm të FA përcaktoi kuotat e gradimeve për gjeneral brigade dhe gjeneral major për vitin 2023. Shihet qe kuotat jane për dy gjeneral major dhe katër gjeneral të rinjë brigade.

Me këto kuota ushtia do të ketë 14 gjeneralë nga 10 që janë sot.

Tabela e organikës së FA parashikon vetëm 11 gjeneral, kur kompletimi është 100%. Gjenerali i parë që del në lirim është vetëm një në korrik të vitit 2024.

FA është e autorizuar me ligj të ketë 8500 personel nga të cilët 6500 ushtarak. Por sot ushtarak jane rreth 4700 personel ose 70% kompletim. Pra, një ushtri me 70% kompletim, me 4700 vetë, do të ketë 14 gjeneralë ose 130% të numrit të autorizuar. I bie 1 gjeneral për 350 personel ushtarak.
Po përse?

Në muajin qershor 2023 u mblodh Komisioni i Veçantë i Karrierës, drejtuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshem të FA.

Ky komision vlerësoi gjeneralët për marrjen e yllit të dytë dhe kolonelët për marrjen e yllit të parë. Bie në sy se dy nga ushtarakët e përzgjedhur nga ky komision për gradim e radhës ishin atëherë dhe ende janë nën hetim nga SPAK, në të njëjtën çështje me ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Bajram Begaj.

Sot, Begaj është President, por edhe pse ka mbi tre muaj që ka marrë propozimet për gradimet e gjeneralëve nga Ministri i Mbrojtjes ende nuk i ka firmosur dekretet për dhënien e gradave.

Presidenti do ti firmosi, por po pret kohën e përshtatëshme, ashtu si për nxjerrjen e pronave nga Plani i Përhspjes dhe Vendosjes, apo dhe dhënien e autorizimit për Grupin Negociator për fillimin e negociatave me Greqinë në Hagë. Duke iu dhënë grada madhore ushtarakëve nën hetim nga SPAK, ende medojnë se u japin atyre imunitet ndaj hetimit penal.

Etiketa: FAgjeneralemecollariSpak

Lajme të lidhura

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Para
Lidhja e paligjshme elektrike shkrumbon apartamentin, rrezikohen banorët e një pallati

Lidhja e paligjshme elektrike shkrumbon apartamentin, rrezikohen banorët e një pallati

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com