GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Artur Shehu, “hija” e Agaçit, Ramës, Lisit, në “Black Eagle” në Belgjikë

16:09 - 29/04/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga darka 10 mijë dollarëshe, drejt pilafit të burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

“Shqiponja e zezë”, “Black Eagle” është dosja penale në Belgjikë, për narkotrafikun, hetim i nisur në vititn 2020, tashmë një proces i sapofilluar në gjykatë, me 8 prill 2024, ku SKY ECC, janë lënda e parë e të dhënave.

Janë mbi 40 të pandehur, kryesisht shqiptarë dhe kolumbianë, ku sipas prokurorëve, shqiptarët drejtojnë rrjetin. Artur .S, Arben.K, Indrit. I, Bashkim.O, A, H, I.K, A.I, janë disa nga emrat e dalë nga dosja gjatë seancave gjyqsore, duke zbuluar ndoshta gjysmën e identiteve, por sekreti është i plotë në dosje. Po sipas këtyre të dhënave të materialeve hetimore, burimet pjesë në në këtë proces, bëjnë të ditur se Artur .S, është vlonjati i shumëpërmendur Artur Shehu, prej vitesh në Florida të SHBA-së. Hetuesit kur flasin për inicialet, marrin gërmen e parë të mbiemrit, e cila për ata nuk është dyshe.

Policia federale nga infiltrimet dhe të dhënat e aplikacioneve të kriptuara, ka zbardhur skemën e organizatës trafikuese të disa tonelatave kokainë nga Amerika e Jugut. Spanjë, Itali, Holandë, Kroaci, Gjermani, janë vendet ku janë dyshuar baza të bandës dhe janë bërë shumë kontrolle nga federalët. Avokatja Nathalie Gallant, përfaqësuese ligjore e dy të pandehurve, ka deklaruar për shtypin në një intervistë, se kemi lidhje në nivele shumë të larta të kontakteve të politikës shqiptare dhe investimeve në miliarda në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit.

Kokaina në jo pak raste është transportuar me çantë diplomatike, si dhe me avionë privatë, sipas skemës së zbardhur nga intercepimi i mesazheve të telefonave me aplikacionet. Prokurorja federale Julie Coduys, në aktakuzën e saj është shprehur se “ne gjetëm vetëm një flok bore mbi ajsbergun”. Thellësia e bëmave të trafikut është shumë herë më e madhe, nga sasia, shpeshtësia, kohëzgjatja, lidhjet me pushtetitn dhe politikën. Në këtë dosje janë zbardhur edhe episode të lidhjeve të trafikantëve shqiptarë me pushtetarët në vendin tonë.

Njëri nga aktet befasues për hetuesit belgë ka qenë dhurata korruptuese e një ore dore, me vlerë marramendëse prej 400 mijë eurosh, orë që ka përfunduar në dorën e një pjesëtari të qeverisë shqiptare. Artur Shehu është emër rishfaqur në medien vendase dhe atë evropiane, për lidhjet e dyshuara me Engjëll Agaçin.

Ky fakt përmendet në reportazhin e televizionit italian RAI3, ku ish gjenerali i Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, ish-shef i Interpol Roma, president i një fondacioni në Shqipëri, ku bëhet pjesë e përfitimit të një dhurate, sipërfaqe 30 mijë metrash katrorë tokë, në pyllin e sodës në Vlorë.

Dhe dhuruesi është Artur Shehu, sipas kontratës së nënshkruar, nëpërmjet Pëllumb Petritit, përfaqësuesit të tij me prokurorë. Garancinë për Artur Shehun, deklaron për median italiane gjenerali, më herët i arrestuar edhe ai në vendin fqinj, e kishte dhënë Engjëll Agaçi, të cilin ai pohoi se e besonte. Sepse sipas tij ishte një zyrtar i rëndësishëm, si sekretar i përgjighshëm i kryeministrit Edi Rama. Agaçi më parë kishte qenë mbrojtës ligjor nëpërmjet zyrës së tij avokatore në Romë, i themeluesve Eftimiadhi, të fondacionit përfitues të tokës në bregdetin shqiptar.

Reportazhi alarmoi Edi Ramën, reagimi të cilit ndoshta me ndikimin e kryeministres Meloni, shtyu ose fiku për ca kohë daljen e të dhënave të tjera investiguara në botën e trafikut, të personave të oborrit të tij, pasi kryefjalë ishte emri i të vëllait Olsi Rama, në dosjen “Xibraka” të laboratorit të kokainës në vitet 2014, e përjashtuar nga hetimi nga drejtësia shqiptare, prej prokurorëve e drejtuesve të policisë, më vonë të shumë shpërblyer.

Artur Shehu është gjithashtu përfitues i një prej lejeve të ndërtimit, për një hotel, nga subjekti “Adhenis”, zotërues i vetëm i të cilit është. Atij i është dhënë nga KKT, kryesuar nga Edi Rama, në Lungomare në Vlorë, një ndërtesë me themelet në ujë në det, rast i vetëm në gjithë investimet.

Gjyqi në Belgjikë ka ende edhe disa javë për të mbaruar dhe të dhënat e shumta, mund të shërbejnë për drejtësinë shqiptare, Prokurorinë e Posaçme, e cila duhet të hetojë lidhjet e trafikantëve të këtij procesi me pushtetarë e politikanë shqiptarë, si dhe investimet e shumta të përbashkëta të tyre.

Kujtojmë se zoti Altin Domani u shpreh në raportin vjetor të institucionit drejtuar prej tij, se janë afro 30 kërkesa për ndihmë juridike në drejtim të Francës, letërporosi, të cilat kanë sjellë së paku 30 dosje të magazinës së madhe e të frikshme për nga përmbajtja, të “Sky-Encro” Veprimet hetimore dhe vënia përballë e personave të përfshirë me akuzën ndoshta është duke u bërë gati.

Ndoshta…

Etiketa: Artur shehuBasir Collakublack eagleesky ecc

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Para
Pandemia la pasoja shqetësuese!Rritet numri i fëmijëve që konsumojnë alkool

Pandemia la pasoja shqetësuese!Rritet numri i fëmijëve që konsumojnë alkool

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

Sipas të dhënave nga Census Hub i Bashkimit Europian, rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ku 70% e tyre...

Lexo më shumë
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25
Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë

Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë

08:31 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com