GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

As Hila nuk e mbron dot Ramën për Ahmetajn: Ka përgjegjësi politike

23:19 - 20/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja tragjike në Himarë, Hila: Jeta në ujë e tillë është, s´ka sinjalistikë. Ndodhin kudo në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama duket në një pozitë të vështirë, veçanërisht pasi ish-zv.Kryeministri arriti të largohej nga Shqipëria, ndërsa SPAK i kërkonte Kuvendit autorizimin për arrestimin e tij.

E ndërsa opozita kërkoi një mocion me debat urgjent me Kryeministrin, kërkesë e cila u rrëzua nga mazhoranca socialiste me forcën e kartonit, Edi Rama shmangu sot pjesëmarrjen në seancën e fundit parlamentare.

Fillimisht Rama zgjodhi të japë këshilla për BE-në se si duhet zgjidhur përplasja Kosovë-Serbi dhe më pas u shfaq në jug të vendit duke bërë show, bashkë me Belinda Ballukun, e cila disa orë më pas u shfaq në seancë plenare.

Ndërkohë analisti Dritan Hila, i njohur për qëndrimet pro Qeverisë dhe kritik i fortë ndaj opozitës, pohoi në emisionin “Open” se Kryeministri ka përgjegjësi politike në lidhje me Arben Ahmetajn.

Por, ai shtoi se kërkesa e opozitës për mocion me debat më shumë ishte për të bërë show, sesa si për të zgjidhur diçka mbi këtë çështje.

“Çështja Ahmetaj kërkon një hetim, është përtej interpelancës. Ka kosto politike sepse është numri dy i qeverisë që është arratisur.

Është ndër aktet e turpshme, që Rama e ka ditur shumë mirë se kush ka qenë ky. Është hequr nga Nano për shkak të përfoljes së tij për korrupsion. Rama ka përgjegjësi politike për të, por nuk mund të zgjidhet në Parlament ku opozita kërkon të bëjë spektakël”, shprehet Hila.

Pak a shumë të njëjtin qëndrim shfaq edhe Kryeministri Edi Rama, i cili është mjaftuar me postimet në rrjetet sociale lidhur me çështjen Ahmetaj, ndërsa shmang llogaridhënien në Kuvend.

Etiketa: AhmetajHilaRama

Lajme të lidhura

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)
Aktualitet

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26
Para
Dogjën Kuranin, Irani nuk emëron ambasador të ri në Suedi

Përse Suedia e toleron djegien e Kuranit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmuesi i Kombëtares transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk
Sport

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin

12:00 - 16/03/26

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Lexo më shumë
Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

Foshnja 2 muajshe ndërroi jetë në QSUT, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën!

11:52 - 16/03/26
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

21 mln euro udhëtime në dy vite’, Berisha: Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash

11:02 - 16/03/26
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë të Tiranës, arrestohet ‘skifteri’ 37-vjeçar (Emri)

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:52 - 16/03/26
Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin

10:41 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com