GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

As Rama nuk po e kupton veten se çfarë thotë: Unë nuk i shaj burrat, por për mua janë çyrykë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
As Rama nuk po e kupton veten se çfarë thotë: Unë nuk i shaj burrat, por për mua janë çyrykë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është munduar të reagojë pas kritikave lidhur me deklaratën e tij në Peshkopi, ku tha se gjysma e burrave janë çyrykë.

Por duket se tashmë edhe ai vetë nuk di se çfarë të deklarojë në takimet që po zhvillon, pasi në mungesë të premtimeve për një mandat tjetër qeverisës, fjalimet e tij janë kthyer në batuta me gratë dhe vajzat ku ju kërkon që të mbledhin burrat e tyre për të mos shkuar në kampin kundërshtar të opozitës, të cilën e cilëson si kënetë.

Por ndërsa  mundohet të justifikohet për deklaratat e tij se gjysma e burrave  janë çyrykë, ai vazhdon t’i etiketojë përsëri këta të fundit si budallenj.

“Doja të ndaja me ju një shqetësim, sepse sot kam patur disa ankesa dhe mesazhe nga ca burra, shokë partie, të cilët i kanë shqetësuar pse unë lavdëroj gratë dhe sipas tyre iu bie burrave.

Edhe dikush që më shkruante; ça ke mo burrë i dheut, ti gratë lavdëroi sa të duash, por duke u rënë burrave, na ikin.

Mendoj se ata burra që na ikin se nuk e kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.

Unë nuk shaj burrat. Absolutisht jo, kurrë. Nuk shaj burrat. Mendoj kështu. Është fakt që PS na rang vendi e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen puna te burrat, diferenca është shumë më e vogël.

Them se ata burra, që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zotë, por edhe të hapur dhe mendje hapur dhe të mençur politikisht.

Ndërsa ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht Çyrykë. Nuk i duhen askujt. Dhe nëse mërziten më vjen keq, unë nuk mërzitem. Besoj që kjo që PS ka bërë për Shqipërinë në këto vite, na bën shumë krenar”, u shpreh ai pasditen e sotme gjate një takimi në qytetin e Korçës.

Etiketa: burracyrukeRama

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Daily Mail: Britania ka plan serioz për ta kthyer Shqipërinë në “kosh” azilkërkuesish

Daily Mail: Britania ka plan serioz për ta kthyer Shqipërinë në “kosh” azilkërkuesish

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com