GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asambleja e KOKSH-it e pavlefshme, Gjykata e Tiranës refuzon njohjen e vendimeve

21:48 - 24/07/24
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Asambleja e KOKSH-it e pavlefshme, Gjykata e Tiranës refuzon njohjen e vendimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Shkalles së parë të rrethit gjyqësor Tiranë, ka refuzuar njohjen dhe rrjedhimisht regjistrimin e Asamblesë së Zakonshme që ky organ mbajti në mënyrë të paligjshme në datën 29 maj të këtij viti. Të tronditur nga një vendim i Shkallës më të lartë të drejtësisë Sportive, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, që e cilësonte si të paligjshme zgjedhjen e tyre, duke nisur nga Presidenti Fidel Ylli, drejtuesit e KOKSH thërritën në nxitim një asamble të zakonshme duke shkelur normat statutore dhe njëkohësisht parashikimet ligjore të shtetit shqiptar.

Gjithsesi edhe pse u zhvillua në fshehtësi të plotë, asambleja-farsë ka rezultuar një nul, pra pa asnjë efekt ligjor pasi Gjykata e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, nëpërmjet një vendimi të marrë në datën 19.7.2024 ka gjykuar se “kërkesa e Presidentit Fidel Ylli për regjistrimin e vendimeve dhe Asamblesë së Përgjithshme të datës 29 maj, është e pabazuar në ligj dhe në statut, ndaj edhe është refuzuar”.

Por çfarë ka ndodhur realisht? KOKSH pas një vendimi të KAS në Lozanë, të marrë para pak javësh, që anulonte asamblenë e jashtëzakonshme të KOKSH të janarit 2021 ku u shkarkuar Presidenti i asaj kohe Viron Bezhani, duke cilësuar të paligjshme dhe zgjedhjet e mëpasshme të organeve të reja drejtuese, duke nisur nga Presidenti aktual Fidel Ylli, si dhe Komitetit Ekzekutiv, KOKSH në vend të respektonte vendimin e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive dhe të merte hapat e nevojshëm për rikthimin e institucionit në baza ligjore, u zhyt më thellë në shkelje dhe nxitoi të thërriste Asamblenë e Zakonshme Vjetore, por në këtë tentativë të dëshpëruar për organizimin e kësaj farse, sërish ka shkelur ligjet shqiptare dhe vetë statutin e KOKSH.

Në vendimin e saj Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, konstaton se “ KOKSH ka kryer një sërë shkeljesh, duke nisur nga mungesa e ekzistencës së një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të këtij organi për thirrjen e Asamblesë siç ka pretenduar vetë KOKSH, pra bëhet fjalë për një mbledhje fiktive, gjithashtu mosrespektimin e rregullave statutore për njoftimin e anëtarëve të KOKSH në formën dhe afatet e caktuara për zhvillimin e kësaj Asambleje, gjithashtu Komisioni i Verifikimit të Mandateve dhe Etikës nuk ka dorëzuar praktikën e nevojshme për njohjen e pjesëmarrësve me të drejtë vote në Asamble duke e bërë të pamundur verifikimin nëse ka ekzistuar kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e saj dhe votimin e vendimeve që ka pretenduar të regjistrojë KOKSH.

Veç të tjerash KOKSH në mënyrë skandaloze ka tentuar të regjistrojë me vendimet e kësaj Asambleje farsë, edhe zgjedhjen e 19 arbitrave të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv, si një organ që krijohet pranë këtij institucioni, por ndërkohë që ende nuk ka ligjërisht asnjë Këshill të Arbitrazhit Sportiv,që të ketë fituar statusin e personit juridik për sa kohë nuk ka një vendim të themelimit të tij të regjistruar në Gjykatë, pra një tjetër tentative e dështuar për të manipuluar ligjin, që këtë herë nuk i ka shpëtuar drejtësisë. Në këtë mënyrë të gjitha vendimet e asamblesë farsë të KOKSH janë refuzuar të njihen nga Gjykata, ndërkohë që ky institucion , tërësisht në shina antiligjore, por tregon se është i gatshëm të kryejë çdo shkelje e manipulim, me qëllimin e vetëm, të shpëtojë nga e pashmangshmja, krerët e tij, tanimë të paligjshëm me një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
Aktualitet

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Para
Temperatura të larta në Madrid, turistët ankohen për vapën: Nga toka del zjarr, as uji nuk na mjafton

Temperatura të larta në Madrid, turistët ankohen për vapën: Nga toka del zjarr, as uji nuk na mjafton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët...

Lexo më shumë
Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com