GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asambleja e OKB-së, Begaj e Spiropali nisen drejt SHBA-së

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Asambleja e OKB-së, Begaj e Spiropali nisen drejt SHBA-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset per në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

AGJENDA E MINISTRES

Nderkaq, edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është nisur drejt Nju-Jorkut (SHBA), për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin: “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”.

Me ftesë të presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

Lajme të lidhura

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26
“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë
Breaking Views

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika
Breaking Views

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Para
E marta, fundi politik i Erion Veliajt/ Teliti: Do të bashkojmë votat me mazhorancën për ta shkarkuar

E marta, fundi politik i Erion Veliajt/ Teliti: Do të bashkojmë votat me mazhorancën për ta shkarkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26

Protestat qytetare në Tiranë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare për qendresën e krijuar prej qindra ditësh në shesh, dhe...

Lexo më shumë
“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26
Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

Dhunë te kryeministria, policia godet disa vajza: Mos i gjuani gocave!

20:18 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com