GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asani: Pa Sylvinhon nuk do isha pjesë e Shqipërisë, synimi mbetet…

08:33 - 26/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Goli i Jasir Asanit zgjidhet më i miri i javës nga UEFA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jasir Asani, i cili aktivizohet në Korenë e Jugut, preku shumë tema nga kombëtarja, merkato, si dhe raportin me Ernest Muçin. Asani në “Elite Show” theksoi se ai dhe Muçi do të rikthehen sërish një ditë në Superiore për të sfiduar sërish njëri-tjetrin në derbin Partizani-Tirana si në kohërat e vjetra.

“Isha edhe në Hungari, te Kisvarda. Kam bërë një sezon shumë të mirë me shumë gola, ishte sezoni i parë në Europë. Në ndeshjet europiane të Conference League me Kisvardën ku kemi luajtur ndaj Kairat dhe Molde kam bërë ndeshje të mira, kam shënuar edhe gol. Kisha ofertë zyrtare nga Molde pas ndeshjes, por presidenti i Kisvardës nuk më la të largohesha sepse po kaloja moment të mirë.

Trajneri Moldes mesa kisha dijeni e kishte shok Zabaletën dhe Sylvinhon dhe kanë folur që para se të vinte Sylvinho në kombëtare. Pastaj më kanë ndjekur. Është e vështirë në kombëtare kur vjen nga jashtë Europës, por gjithsesi unë i jam falenderues Silvinhos pasi pa atë dhe stafin e tij nuk do të isha në kombëtare”.

Aventura në Korenë e Jugut me Gwangju- “Që ditën e parë kur kam ardhur është shumë ndryshe nga Europa, është pak e vështirë për t’u ambientuar. Dy-tre muajt e parë ishin të vështira me kohën dhe ushqimin, ndryshimi i orarit. Njerëzit janë të dashur dhe më kanë dhënë besim, jemi në vend të tretë, kemi edhe dy ndeshje pastaj luajmë play-off për të përcaktuar se kush do të jetë kampion, duam të luajmë edhe në Championsin e Azisë”.

Kush është goli më i bukur me kombëtare ai ndaj Moldavisë apo ai ndaj Polonisë? “Të dy golat kanë qenë të rëndësishëm për mua sepse ishin ndeshjet 0-0, por ndaj Polonisë është goli më i mirë në karrierën time. Luanim ndaj një kombëtare shumë të fortë, por arritëm të fitojmë dhe të tregojmë se kombëtarja po bën gjëra të mëdha dhe kemi edhe ndeshje të vështira. Kemi ndeshjen e radhës dhe duhet të fokusohemi atje, është ndeshja e jetës, të marrim një fitore dhe të kualifikohemi për në Gjermani”.

Merkato- “Po pres, kam disa oferta dhe janë katër-pesë skuadra që më pëlqejnë, po flet menaxheri. Ëndrra është të luaj në një kampionat të madh europian. Një ditë do të doja të riktehesha në Shqipëri te Partizani, tani për tani jam në momentin më të mirë të karrierës dhe dua të luaj në një ekip të madh europian. Por, tani jam i fokusuar te ndeshjet e radhës dhe duhet të fitojmë që të shkojmë në Champions të Azisë”.

Ernest Muçi- “Muçin e kam shumë shok edhe në kombëtare, është një lojtar shumë i mirë, është një talent, do na bëjë shumë punë se ka kualitete. Do t’i vijë shpejt rasti se po bën mirë me Legian dhe besoj një ditë do të kemi sërish derbi në Tiranë”.

Kontakti me Muçin në një derbi mes Tiranës dhe Partizanit? “Arbitri nuk dha penallti, do të thotë se nuk ka pasur faull. Nuk ka pasur VAR atëherë”, u shpreh Asani.

Etiketa: Asanisylvinhon

Lajme të lidhura

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë
Sport

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)
Sport

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Para
Dalin sot para gjykatës dy nga terroristët që sulmuan në Kosovë

Dalin sot para gjykatës dy nga terroristët që sulmuan në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26

Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët apo ish-zyrtarët veprojnë në...

Lexo më shumë
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com