GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfalt para zgjedhjeve, Hajdari i firmos 234 MLN lekë Arben Avdulit në tenderin pa garë

12:46 - 25/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Asfalt para zgjedhjeve, Hajdari i firmos 234 MLN lekë Arben Avdulit në tenderin pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit”, kjo është mënyra e përdorur nga komisioni i Kreshnik Hajdarit për të mbyllur tenderin 234 milionë lekë për asfaltimin e disa rrugicave në Kuçovë.

Para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, bashkia Kuçovë po hedh asfalt në disa rrugë të harruara, ndërkohë që kryetari i ndan këto lekë me procedura të dyshimta prokurimi.

Këto 234 milionë lekë janë planifikuar për të riparuar rrugicat në lagjen 1 Maji në Kuçovë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikualifikimi i rrugëve Mersin Dyrmo, Nënstacioni, Lord Bajron, Riza Alizoti’. Sipas dokumentit, do të shtrohen me asfalt këto 4 rrugica që në total kanë shtrirje 1.6 km.

Më tutje theksohet se këto kanë nevojë për kanalizime dhe shtresën a asfaltit, pasi janë krijuar gropa nga amortizimi ndër vite. Për të përfunduar 4 rrugicat do të duhen 4 muaj, praktikisht nga një muaj për secilën. Duket se Hajdari e ka fryrë fondin limit, po të kemi parasysh se këto janë rrugë me gjerësi deri në 4 metra.

 

Jo vetëm kaq, por në preventivin e punimeve nuk janë përfshirë as trotuare, as ndriçim, as sinjalistikë rrugore, as mbjellje pemësh anash tyre. E po kështu e kanë projektet para zgjedhjeve, punë shkel e shko, sa për të mashtruar zgjedhësit.

 Kjo kontratë është vlerësuar me “Flamur të kuq”.

Tashmë e dimë që Open Data Albania vendos këtë shenjë për ato prokurime ku ka një risk të lartë korrupsioni për fondin limit.

Stafi i Hajdarit ka përjashtuar 10 kompani që të favorizonte firmën “Avduli” shpk, me ofertë 180 milionë lekë. Në fakt, SHKELQIMI 07” shpk “ARDMIR” shpk dhe “RSM COMPANY” shpk kishin ofertat më të ulëta, por të tria këto janë përjashtuar të parat me argumentin se kanë oferta anomalisht të ulëta apo gabime aritmetike tek preventivi.

Nga ana tjetër, nëse llogaritet një fond i fryrë, ofertat normale do të duken “anomalisht të ulëta”.  Si përfundim, kryetari Hajdari i ka skualifikuar edhe ofertat e tjera, duke ia dhënë pa garë kontratën firmës së Arben Avdulit.

Pronarit të kësaj kompanie i ka ecur mirë biznesi me zyrtarët e bashkive, qysh kur denoncoi ish-kryebashkiakun Fatos Tushe për korrupsion në një tender, ku merrte pjesë Avduli. Tushe u arrestua nga SPAK dhe u dënua më pas me burg.

Nëse e krahasojmë, edhe Tushe bënte të njëjtën gjë si kryetari Hajdari me tenderat. Por kryebashkiaku i Kuçovës ndoshta mendon se SPAK nuk do të merret sërish me të, meqenëse sapo ka marrë një dënim për fshehjen e të kaluarës penale në Greqi.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: akzuaArben AvdyliBASHKIA KUCOVEbiznesmenfalasFatos Tushejep tenderkreshnikhajdariKuçoveopen data albaniaopen procuremenetred flagrrugicashtrim me asafaltSkandaltender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
“Kaluan vijat e kuqe”- Blushi: Horrat që kanë futur në burg, mos të provokojnë Metën

“Kaluan vijat e kuqe”- Blushi: Horrat që kanë futur në burg, mos të provokojnë Metën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com