GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfalt për zgjedhjet/ Gledjan Llatja i jep Asllan Hastoçit 145 mln lekë pa garë

14:15 - 27/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Asfalt për zgjedhjet/ Gledjan Llatja i jep Asllan Hastoçit 145 mln lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para zgjedhjeve vendore, kreu i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, nuk përmbahet duke shpërdoruar buxhetin në tenderë me shkelje. Latja po bashkëpunon me biznesmenë që njihen si aktorë të aferave të prokurimeve. Këtë herë ka nënshkruar kontratën me biznesmenin Asllan Hastoçi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt rikonstruktimin e rrugëve “Azmi Stringa” dhe “10 Korriku”. Ky asfalt elektoral do të kushtojë 145 milionë lekë.

Gara është mbyllur ditën e sotme, ndërkohë që kontratat janë firmosur në shkelje të hapur të ligjit. Në dokumentet e publikuara evidentohet se nuk ka pasur një garë sikur e kërkon ligji i prokurimeve. “HASTOÇI” Sh.p.k dhe “BAJRAMI N.” Sh.p.k kanë qenë dy firmat që kanë shfaqur interes. Në fakt, të dy kompanitë janë të njohura për marrjen e tenderëve pa garë.

Kështu kanë proceduar edhe në këtë rast. “Bajrami N” është skualifikuar menjëherë nga gara, pasi me sa duket fitorja i ishte paracaktuar për “HASTOÇI” shpk. Pasi kjo e fundit mbeti e vetme në garë, megjithëse kishte ofertën më të shtrenjtë, u shpall fituese. Madje, vëmë re se oferta e Hastoçit ishte 143 milionë lekë, pra 98% e fondit limit. Kjo është një tjetër shkelje dhe risk i shtuar nga ana e Bashkisë për fondin e caktuar.

Tenderi ka fituar “Flamurin e Kuq” nga Open Data, prandaj shpresojmë që kjo shenjë abuzimi të vihet re edhe nga SPAK-u.

Kush është “Hastoçi”

Sikur përmendëm më lartë, Asllan Hastoçi është një biznesmen i njohur për bashkëpunimet në korrupsionin me prokurimet. 2.5 miliardë lekë ka përfituar firma e tij vetëm më tenderët në 3 vitet e fundit. Pjesa më e madhe e tyre, të firmosura në shkelje. Por, një nga prokurimet që ka qenë i bujshëm, është tenderi për rikonstruksionin e godinës së policisë në Dibër.

Këtë radhë nuk bëhet fjalë për vlera të vogla, por për plot 3 milion euro! Kjo shifër kaq e lartë mësohet se do të përdoret për rikonstruksion/ndërtim i objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Dibër. Ky tender është nënshkruar pak kohë pasi kishte shpërthyer skandali për tenderin me uniformat e policisë, ku u shoqëruam 9 punonjës të Ministrisë së Brendshme. Tenderi në vetvete ka mjaft pika të dyshimta, çka nënkuptohet se edhe fituesi ishte i paracaktuar. Edhe këtë tender Hastoçi e mori pa garë dhe me fond limit të lartë.

Këto tendera i ka kaluar pa u lagur Hastoçi! Këtë herë rrezikun ia largon kryebashkiaku Llatja, i cili në këtë mandat nuk ka bërë një tender komfort ligjit.

Lexo edhe: Llatja u jep “Vëllezërve Hysa” 1.5 mld lekë për asfaltim rrugicash

Etiketa: abuzimAsllan hastociBashkia ElbasanGledjan Llatjatendertender per asfalttenderi i policise

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Skandali McGonigal, Meta: ‘Rama-gate’ do zbardhet me çdo kusht

Skandali McGonigal, Meta: ‘Rama-gate’ do zbardhet me çdo kusht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26

Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Mars 2026

07:35 - 23/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Mars 2026

07:32 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com