GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfalti i zgjedhjeve, Veliaj hedh 2 MLN euro për 4 rrugica në Kashar, ja si i fshiu 17 firma në tender

13:57 - 22/10/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Asfalti i zgjedhjeve, Veliaj hedh 2 MLN euro për 4 rrugica në Kashar, ja si i fshiu 17 firma në tender
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa herë që ka zgjedhje Veliaj kthehet në Yzberisht dhe Kashar ku bën ndonjë foto me rul dhe asfalt në sfond, ndërkohë që mbulon shpërdorimin e miliona eurove në tendera korruptivë. Fotoja më poshtë është shkrepur në vitin 2020 dhe Veliaj premtoi të rregullonte infrastrukturën e lagjes së quajtur “Astir”. Rruga quhet Tom Plezha.

“Me të njëjtin investim po bëjmë edhe linjën e transmetimit të Ujësjellësit, që nga e gjithë zona e Astirit deri në Yzberisht të kemi një linjë të furnizimit me ujë, për të kaluar edhe këtu në 24 orë ujë. Por, që të mos i hyjmë punëve nga dy-tre herë – pra një herë Ujësjellësi, pastaj OSHEE-ja, interneti, telefoni, pastaj asfalti apo ujërat e bardha – aksi po bëhet njëherë e mirë. Kështu shpëtojmë nga zig-zaget e rrugës ‘Tom Plezha’”, deklaroi Veliaj.

Sot e kësaj dite ajo zonë është model i kaosit. Por erdhën zgjedhje dhe Lali Erit prapë do të vijë aty për foto. Këtë radhë do të hedhë 2 milionë euro dhe do të asfaltojë disa rrugica që janë pak më larg. Dhe çdo projekt është një fasadë për tenderin abuziv

Flasim për prokurimin me objekt ‘Rehabilitimi i Infrastrukturës Rrugore në Njësinë Administrative nr. 6 + 14 + Kashar’. Kur shohim këtë titull menjëherë të shkon mendja që do bëhet ndërhyrje në lagjen e Astirit, Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit, që përmblidhen nga këto njësi, por në fakt do të rehabilitohen vetëm katër rrugica në periferi të këtyre zonave.

Edhe me foto edhe me përshkrim tregohet se bëhet fjalë vetëm për 4 rrugica, në lagjet periferike, të cilave do t’u pastrohen anësoret, do t’u hidhet nga një shtresë asfalt dhe do të rregullohen kanalizimet.

 

Konkretisht, do të ndërhyhet në rrugën Rr “Arkitekt Sinani” ndodhet në Njësinë Administrative Kashar, ka gjatësi rreth 790 metra dhe gjerësi 5-6 metra kufizohet me rrugën nacionale “Tiranë-Durrës”.

Gjithashtu, ka nevojë për një shtresë asfalt rruga “Mustafa Krantja” ndodhet në Njësine Administrative nr. 6, rruga ka një gjatësi rreth 450 metra dhe gjerësi variabël 5-7 m.

Sipas të dhënave do të rehabilitohet edhe rruga “Gjergj Elez Alia” dhe “Lazer Filipi”, ndodhen në Lagjen 14, që përfshin Yzberisht, Kashar . Të dy rrugët kanë nevojë për rehabilitim total dhe kanë një gjatësi rreth 550 metra.

Pra në total do të shtrohen rreth 1.8 km rrugë, në këto zona, që prej vitesh janë lënë në harresë. Për këto Veliaj sigurisht që duhet të japë shpjegim kur të bëhet auditimi nga KLSH, sepse është i pajustifikueshëm ky fond i madh sikur po ndërtohen 2 kilometra autostradë dhe jo 4 rrugica të ngushta.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Mënyra e zhvillimit të tenderit e bën të qartë përse Veliaj vepron me fonde të fryra. Shohim që Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e kuq’ që është shenja e riskut të korrupsionit.

Fillimisht janë regjistruar 18 konkurrentë, nga të cilat 17 oferta janë skualifikuar që në fazën e parë, për të lënë vetëm kompaninë fituese. Për më tepër, vetëm për 10 prej tyre janë dhënë arsyetimet për skualifikimin nga gara, pjesa tjetër është larguar se kështu ka vendosur kryetari.

 

Në këtë mënyrë për në fazën e fundit mbeti vetëm oferta e  bashkimit të operatorëve   “GLAVENICA” – “LACAJ” shpk, me pronar përkatës Lavdimir Baraj, Majlinda Baraj dhe Bashkim Laçaj. Pa konkurrentë përballë, ata përfituan kontratën në formë shpërblimi. Gara është mbajtur që në fund të gushtit, por kontrata është bërë publike më datë 18 tetor 2024. Tani pazari u mbyll, le të shpresojmë që në fund, para zgjedhjeve, banorët të shohin ndonjë rul që shtron rrugën dhe kryetarin që bën foto.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

 

Etiketa: abuzimAstirErion VeliajKasharrrugeshtrim rrugicash.Skandaltender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Java e dhjetë e Superiores luhet në dy ditë, përballjet

Java e dhjetë e Superiores luhet në dy ditë, përballjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com