GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Asgjë më shumë se Dukagjini”, njihuni me vajzën që la Italinë për..

09:54 - 28/10/23
në Lajme, Lifestyle, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
“Asgjë më shumë se Dukagjini”, njihuni me vajzën që la Italinë për..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marjana Koçeku, ka qenë e ftuara e radhës në Podcastit ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama.

Vajza që ka kryer studimet mes Shqipërisë e Italisë për shkenca politike tregon si u largua nga vendi dhe më pas kthimit në atdhe. Ajo tregoi se i nisi studimet me ëndrrën të bëhej ambasadore e Shqipërisë në OKB-së.

I mbaroi si studente ekselente dhe vendosi të bëjë udhëtime në Europë të cilat i treguan dhe anën tjetër përtej iluzionit të Europës dhe u ul me këmbë në tokë.

“Ti shikon që nuk është se ke ndonjë prioritet shumë të madh. Ti mund të jesh studente, mund të jesh duke studiuar, por që në fund të fundit ti je një pikë uji në oqean se aty ka edhe qindra, mijëra të tjerë si ti dhe nuk po i intereson fort askujt prezenca jote në atë konkurrencë që ka Evropa.

Dhe e “zhvesha” pak Europën prej atij iluzioni, u ula pak me këmbë në tokë, duke e prekur më qartë dhe sa më shumë që udhëtoja, aq më shumë më merrte malli për Shqipërinë. S’e kisha menduar kurrë, se kam ikur me qëllimin për të gjetur një mundësi për të mos u kthyer më kurrë se më kishte kapur edhe mua antipatia për Shqipërinë, që mendoj se është bërë shumë sëmundje sociale përtej pamundësive ekonomike që njerëzit i shfaqin si arsyen kryesore të largimit.

Unë jetoja në Genova, që është një qytet portual dhe ka ndër atraksionet e famshme botërore të saj, si Portofino, Cinque Terre dhe unë e kisha mundësinë të udhëtoja me tren dhe për t’i parë nga afër.

Ishin bukuri të jashtëzakonshme, por që kur ktheja kokën pas, thoja “Portofino nuk ka asgjë më shumë se liqeni i Komanit ku unë jam rritur; nuk ka asgjë më shumë Cinque Terre se Dukagjini, madje është shumë më i bukur vendi nga unë vij sesa vendi ku unë jam sot si turiste. Por ajo që i ka bërë të bukura edhe tërheqëse për tërë botën, është se njerëzit, vendasit në radhë të parë, i kanë dashur, kanë besuar në këtë vend dhe i kanë vlerësuar dhe i kanë çuar në nivelin që kanë merituar gjërat e tyre.

Dhe kur provoja kuzhinën italiane thoja, “Uau si bëjnë për spagetin këta italianët”. S’është ndonjë shkencë e jashtëzakonshme, por ne kemi ushqime që kanë histori shumë më të madhe nga pas, një traditë, një metamorfozë historike që zbërthen histori brezash edhe stilesh jete dhe ne i kemi harruar, i nënvlerësojmë, madje ndihemi inferiorë prej asaj që është e jona, që na përket.

Kjo më bëri t’i kthej më shumë sytë nga vetja dhe tek rrënjët dhe më bëri ta shoh me një sy krejt tjetër vendin nga unë vija. Vendosa të kthehem..”.

 

 

Etiketa: Marjana Koçekuvajza qe la Italine

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Para
“Kur i bën njerëzit ujq, bën katastrofa…”, Rama flet për politikën

"Kur i bën njerëzit ujq, bën katastrofa...", Rama flet për politikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com