GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asgjësimi i mbetjeve spitalore/ PD: Djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së fiton edhe 5 tendera të tjerë

12:29 - 06/07/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjësimi i mbetjeve spitalore/ PD: Djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së fiton edhe 5 tendera të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli denoncoi një tjetër skandal sipas saj, në lidhje me tenderat për asgjësimin e mbetjeve spitalore.

Ajo tha se këto tendera vijojnë të fitohen nga Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së.

Vangjeli tha se ai ka fituar edhe 550 mijë euro të tjerë për 5 tendera, përfshirë QSUT-në.

“Sikurse kemi denoncuar më herët, më 3 prill 2020, Edi Rama nënshkroi VKM nr.273 për miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”. Palë ishin Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik “ECO RICIKLIM”, sh.p.k me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT, Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit”, deklaroi.

“Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja, pronar në kompaninë “ECO RICIKLIM” shpk dhe MSE shpk deri 31 maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milionë euro para publike. Pas denoncimit tonë në 13 prill 2024 dhe dorëzimit në SPAK të kallëzimit penal respektiv, Arbër Teqja vazhdon i pashqetësuar të fitojë tendera publikë. Kështu, pas kësaj date ai ka fituar edhe 550 mijë euro të tjera për 5 tendera të tjerë, përfshirë edhe QSUT ku ka nënën nëndrejtoreshë, te të gjitha procedurat është ofertuesi me ofertë më të lartë ku janë skualifikuar ofertat më të ulëta për të shpallur këtë fitues, dhe në 1 rast është ofertues i vetëm, ofertat me pak diferencë nga fondi limit”, tha Vangjeli, ndërsa më pas renditi edhe tenderat në fjalë:

1. Spitali Rajonal Elbasan, objekti: “Grumbullim, trajtim, asgjësim i mbetjeve spitalore”, vlera 352 mijë euro, diferenca me ofertën më të ulët 85 mijë euro;

2. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, objekti: “Evadim, trajtim dhe asgjësim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 79 mijë euro ose 96% e fondit limit, diferenca me ofertën më të ulët 14 mijë euro;

3. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni”, objekti: “Eliminim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 93 mijë euro;

4. Instituti i Mjekësisë Ligjore, objekti: “Mbledhja, transporti, dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore”, vlera e ofertës së vetme të paraqitur dhe shpallur fituese 15 mijë euro;

5. QSUT, objekti: “Asgjësim i mbetjeve citostatike dhe citotoksike në QSUT”, vlera 11.6 mijë euro.

“Këto janë fakte kokëforta, por jo për SPAK-un. Ai është preferencial në hetime dhe arsyet tashmë i dimë”, përfundoi ajo.

Etiketa: Arber TeqjaKryesore1PDQSUTtendera

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Sefa e Lushnjës freskohet me 12 MLN lekë, blen kondicionerë, kompjuterë dhe kolltukë

Sefa e Lushnjës freskohet me 12 MLN lekë, blen kondicionerë, kompjuterë dhe kolltukë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com