GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asgjësohen 19 739 fidanë kanabis në Shkodër! Nën hetim kryetari i fshatit Kir dhe roja i mjedisit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjësohen 19 739 fidanë kanabis në Shkodër! Nën hetim kryetari i fshatit Kir dhe roja i mjedisit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka gjetur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në Shkodër.

Gjetjet më të mëdha u regjistruan në zonën e Vaut të Dejës, ku u identifikuan mbi 17 mijë bimë dhe fidanë kanabisi në njësitë administrative Shllak dhe Temal. Ndërkohë, në zonën e Shkodrës, konkretisht në Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, u asgjësuan qindra bimë dhe fidanë. Operacioni gjithashtu ka përfshirë zona të thella të Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Malësisë së Madhe, ku janë asgjësuar mijëra bimë të tjera të dyshuara narkotike.

Ndërkohë, do të hetohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit Kir, për shpërdorim detyre dhe roja i mjedisit, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policise

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1094 fidanë dhe 18 645 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, dhe asgjësuan 201 fidanë dhe 651 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve për këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin S. H., për shpërdorim detyre, dhe për rojën e mjedisit, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qerret dhe asgjësuan 1050 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iball dhe asgjësuan 174 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia nuk ka mundur të identifikojë ende autorët e këtyre rasteve të kultivimit.

Etiketa: KanabisShkodër

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Inagurimi i bazës në Kuçovë, Osmani: Kontribut për paqen në rajon

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com