GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asgjesohen afro 600 fidanë kanabis në Librazhd, në kërkim autorët

11:42 - 18/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjesohen afro 600 fidanë kanabis në Librazhd, në kërkim autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona në Librazhd janë shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Dy personat, Serxho Dosku 35 vjeç dhe  Klodian Dosku 40 vjeç, kishin përshtatur një terren në fshatin Koshorisht për të kultivuar lënë narkotike.

Pas kontrolleve nga policia, u gjetën në një zonë të pyllëzuar 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë gati për mbjellje në një sipërfaqje toke të hapur.

Njoftimi i policisë

Librazhd/Vijojnë kontrollet, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çereshta”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato “Shqiponja”, të DVP Elbasan.

Evidentohen 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, gati për t’u mbjellë në një sipërfaqe toke të hapur rishtas në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe 1 automjet, i cili dyshohet se përdorej nga autorët.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga  strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Librazhd, se në territorin e fshatit Koshorisht, Librazhd, në vendin e quajtur “Çereshta” kishin përshtatur terrenin për kultivimin e bimëve narkotike, kanë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Çereshta”.

Shërbimet e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato “Shqiponja”, të DVP Elbasan, gjatë kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronët e Policisë, bazuar dhe në informacioet e siguruara më parë, në territorin e fshatit Koshorisht, në vendin e quajtur “Çereshta”, gjetën në një zonë të pyllëzuar 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë gati për mbjellje në një sipërfaqje toke të hapur rishtas për këtë qëllim.

Fidanët u asgjësuan me anë të djegies dhe një sasi u sekuestrua  në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 2 shtetasve, si autorë të dyshuar të këtij rasti, konkretisht shtetasit  S. D., 35 vjeç dhe K. D., 40 vjeç, banues në Librazhd.

Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar, në këtë veprimtari.

Gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku u gjetën fidanët, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një automjet që dyshohet se përdorej nga autorët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

Etiketa: KanabisLibrazhd

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Zgjedhjet në PD e vulës/ Nga Alibeaj te Gaba, ja 8 anëtarët që do përgatisin procesin

Prapaskenat në PD-në e vulës, “asi” nën mëngë i Gazment Bardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com