GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asgjësohen mbi 15 mijë bimë kanabis në Shkodër (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjësohen mbi 15 mijë bimë kanabis në Shkodër (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Shkodër ka asgjësuar më tepër se 15 mijë bimë narkotike. Sipas efektivëve të qarkut verior, aksioni policor u zhvillua në kuadër të operacionit të koduar “Alpe të pastra”.

“Finalizohet faza e njëmbëdhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, si rezultat i kontrolleve në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Operacioni u zhvillua gjatë një jave, nga DVP Shkodër, Komisariatet e Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale AMP Shkodër-Lezhë dhe FNSh Tirana.

Në operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit.

Asgjësohen 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale  AMP Shkodër-Lezhë dhe me FNSh Tirana, si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, kanë finalizuar fazën e njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në përfundim të së cilës u asgjësuan në total 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave:

13867 bimë në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.

-Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Etiketa: droga

Lajme të lidhura

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26
Aktualitet

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje
Aktualitet

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro, të dy palët nuk tregojnë vullnet politik për zgjidhje

08:37 - 14/07/26
Para
Alkooli ia shkurtoi karrierën, ja jeta e ish-yllit të Interit

Alkooli ia shkurtoi karrierën, ja jeta e ish-yllit të Interit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024
Aktualitet

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

Shqipëria ka një nga rrjetet më të dendura të farmacive në raport me popullsinë, por qytetarët vazhdojnë të përballojnë një...

Lexo më shumë

Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat negative të bojkotit!

09:52 - 14/07/26
Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Deklarata skandaloze/ Ministrja e Vuçiçit: Nëse do isha unë në vend të Milosheviçit do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

09:39 - 14/07/26
Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

Deschamps: Përballja me Spanjën do të jetë spektakolare, kemi edhe ne armët tona sekrete

09:24 - 14/07/26
Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

Europa përvëlohet nga i nxehti ekstrem, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

09:08 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com