GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO/ Asgjesohen mbi 7200 bimë kanabis, shpallen në kërkim 3 persona

13:48 - 17/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Asgjesohen mbi 7200 bimë kanabis, shpallen në kërkim 3 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon megaoperacioni policor i koduar “FOKUSI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
🚨Për finalizimin e kësaj faze të megaoperacionit “FOKUSI” u angazhuan 1000 punonjës policie dhe 20 dronë.
✅Asgjësohen nëpërmjet djegies 7287 bimë të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës, konkretisht:
5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.
✅Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit në Kurbin, si dhe ka iniciuar procedimin penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.
✅Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.
✔️670 bimë u asgjësuan në territoret e 4 fshatrave të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Imazhi”.
-Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të 122 bimëve të asgjësuara në fshatin Gërnac, shtetasit J. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjec dhe L. H., 48 vjeç, të tre banues ne Milot. Vijon puna për kapjen e tyre.
-Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në 2 fshatra, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit I. B., 51 vjeç dhe M. Gj., 37 vjeç, përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll, rrethi Kurbin.
✔️5800 bimë u asgjësuan në territoret e 7 fshatrave të qarkut Shkodër, si rezultat i fazës së 16 të operacionit “Alpe të pastra”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.
✔️410 bimë u asgjësuan në 4 fshatra të rrethit Tropojë, si rezultat i fazës së 10 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.
-Policia identifikoi dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm, shtetasin M. N., 19 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, bashkautorët e kultivimit të këtyre bimëve.
-Gjithashtu, për rastin e kultivimit të 32 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Breg Lum, Tropojë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e këtij fshati, shtetasin J. K., 68 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
✔️407 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Territor i pastër”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.
Policia e Shtetit vijon me intensitet kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion mbi rastet e kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tyre.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.

Etiketa: Kanabiskerkim

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Kreu i KMSH mesazh për Fitër Bajram: I lutemi Zotit për kombin tonë

Apeli i KMSH: Merrni pjesë në censusin, ja pse është i rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti
Breaking Views

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26

Kompania Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin nuk mjaftohet me milionat, që merr nga tenderat në Shëndetësi, por ka nisur...

Lexo më shumë
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com