GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ashpërsimi i masave anti-Covid në Itali, bllokohen 100 persona në aeroportin e Prishtinës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ashpërsimi i masave anti-Covid në Itali, bllokohen 100 persona në aeroportin e Prishtinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia nga dje ka ashpërsuar masat kundër Covid-19, përfshirë edhe vendosjen e rregullores së re për hyrje në këtë shtet. Nga këto masa nuk ka shpëtuar as Kosova. Sot rreth njëqind pasagjerë janë kthyer pas nga Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Express. Nga 16 dhjetori, kosovarët mund të udhëtojnë në Itali vetëm për nevoja urgjente, shëndetësore dhe për studime.

Rreth njëqind pasagjerë janë kthyer mbrapshtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi donin të udhëtonin për në Itali. Një udhëtarët, Ardall Celina, ka thënë për Express, se rreth 100 pasagjerë nuk janë lejuar që të hipin në aeroplanë pa asnjë njoftim paraprak.

Sipas tij, atyre u është thënë në aeroport se nuk mund të hyjnë në aeroplan për shkak se Italia i ka ndryshuar rregullat e hyrjes e që ndërlidhen me masat kundër pandemisë. “Ne kemi rezervuar për të shkuar në Itali dhe jemi rreth 100 pasagjerë me pasaporta të Kosovës. Nuk janë duke na lënë me hip në aeroplan se po na thonë që kanë ndryshuar diçka rregulloret. Nuk po na e japin asnjë letër për të na informuar e as që sot nuk mundemi me hip në aeroplan. Para dy orësh ‘Ëizzarit’ na bëri thirrje që të vijmë dhe të mos vonohemi për ‘check-in’. Nuk ka asnjë informatë zyrtare”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”. Zëdhënësja Valentina Gara ka thënë se këta pasagjerë nuk janë lejuar që të regjistrohen sot në sportel për shkak të ndalesave të reja të shtetit italian. “Ne vazhdimisht ju kërkojmë udhëtareve që para se të udhëtojnë t’i referohen rregullave të fundit të shtetit për ku ata udhëtojnë. Udhëtarët të cilët sot nuk janë lejuar të regjistrohen në sportel është për shkak të ndalesave te reja te shtetit Italian te cilat janë edhe te publikuara në faqen zyrtare te Ambasadës së Italisë në Kosovë. Prandaj lusim udhëtaret që çdo ankesë të tyre ta dërgojnë në kompaninë ajrore me të cilën kishin planifikuar udhëtimin”, ka thënë ajo, ndërsa ende nuk dihet se si do të veprohet për këtë rast.

Etiketa: bllokohenCOVIDKosoveRajon

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 10- vjeçarin

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas 10- vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com