GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ashtu si Erdogani edhe Rama e zbuloi ‘kurdin’ e vet

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Me ç’metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Po të shikosh reagimet në rrjetet sociale për arrestimin nga policia të kandidatit minoritar për bashkinë e Himarës, Fred Beleri, e kupton qartë se njësoj si Erdogan po ashtu edhe Rama e ka gjetur kurdin e vet. Ai zhvilloi për ditë me radhë një fushatë raciste ndaj përfaqësuesit të opozitës, duke u marrë me aspektin e tij fizik, me mënyrën se si flet gjuhën tonë zyrtare e deri në përdorimin e epiteteve që i takojnë banditëve që vjedhin votën dhe jo politikanëve që duhet ta kërkojnë përunjshëm atë.

E gjithë kjo fushatë fashistoide kulmoi me prangosjen e përfaqësuesit të minoritetit grek me akuzën për gjoja blerje votash.

Personalisht nuk kam dyshim se policia politike ka arritur të sigurojë ndonjë kleçkë kundër Fredi Belerit, për të përligjur burgosjen e paimagjinueshme të një kandidati vetëm dy ditë para zgjedhjeve. Duke i ngritur çark ose ndofta duke e përgjuar në mënyrë selektive, ata do i kenë plotësuar një dosje për t’u justifikuar para publikut dhe ndërkombëtarëve, se shteti ligjor ka funksionuar normalisht.

Por përpara se të shtrojmë pyetjen a ka i paguar votat e disa minoritarëve të vet kandidati i Omonias, ne duhet të hedhim në tryezë disa të tjera. Si ndodh gjithmonë që në këtë vend votat i blekërka opozita, por fitoret i korr pushteti? Si duhet të sillet një kandidat kur e di që rivali i vet i PS-së e ka hapur thesin: a duhet të luajë djalin e mirë idiot që e sheh pa reaguar kundërshtarin duke i manipuluar rezultatin, apo duhet të përdorë të njëjtat metoda me të, me riskun që të përfundojë në burg?

Si është e mundur që policia dhe prokuroritë kapin duke paguar vetëm mes radhëve të atyre që ka sulmuar politikisht Edi Rama? A nuk ndodhi kështu në 2021 me LSI-në dhe a nuk po përsëritet i njëjti film me Belerin?

Pra, të gjitha këto pikëpyetje e çojnë në skajet e pabesueshmërisë fabulën e arrestimit të rastësishëm të kandidatit minoritar.

Thënë këtë, nuk dua të bëj asnjë apologji të Fred Belerit. Në mendësinë dhe botëkuptimin tim, kurrë nuk do ta kisha përkrahur një kandidat të tillë, që i kërkon votat mbi motivet e një nacionalizmi të mplakur të shekujve të kaluar, që mëton të ndezë pasionet më të errëta të shtetit fqinjë, që predikon helenizimin e Himarës dhe rrugën e arritjes së këtij qëllimi. Nëse në ëndrrat më të këqija do më detyronin të votoja për një njeri të Edi Ramës, atë do ta bëja për kandidatin që i qëndronte përballë modelit politik të Belerit.

Por në këtë rast është tejet e qartë që në lojë nuk gjendet fati personal i një kandidati opozitar, qoftë edhe një të tilli, krejt të veçantë, pasi i përket një pakice etnike.

Këtu kemi të bëjmë me një vendim politik të drejtësisë. Rasti i greko-shqiptarit Beleri është njësoj si ai i patriotit tonë me gjak të kulluar, Arben Ahmetaj. Sapo e sulmoi publikisht kryeministri, ia behën prokurorët.

Prandaj ajo që ndodhi buzë shëtitores së transformuar nga Rilindja urbane, në Himarë, nuk përbën një rast krimi të thjeshtë elektoral. Ajo natyrisht ka të bëjë me eleminimin e një kandidati të fortë zgjedhor (nuk i mbyllën kufijtë si Vangjel Tavos që do importonte në Shqipëri virusin, por e mbyllën vetë brenda). Ajo ka lidhje me llogaritë e autobuzëve me minoritarë që do të vijnë nga Greqia. Ajo nuk mund të shkëputet nga grabitja e pronave të një prej zonave më të bukura të bregdetit, pronarët e të cilave ndryshe nga të ngjashmit e vet në mbarë Shqipërinë, kanë pasur një mbrojtje relative në Athinë.

E megjithatë, pavarësisht nga të tëra këto, ajo që ka ndodhur në Himarë, është një rast tipik për të ilustruar fytyrën e regjimit që na sundon. E një autokracie ku po s’i pëlqeve shefit, gjithmonë me ligj, mund të të mbyllët televizioni, mund të të hidhet në erë hoteli, ose mund të zihesh duke blerë vota. Në Shqipëri nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një kandidat politik, i një beteje elektorale të rëndësishme, të burgosej dy ditë para garës. Kjo u realizua për herë të parë në kohë të Edi Ramës. Kjo u bë e mundur prej një shteti që vepron me urdhërat e tij. Prandaj ne sot nuk duhet ndjekim rrugën qore ku kryeministri na ka ftuar të hyjmë. Fred Beleri nuk u bë viktimë, as sepse nuk fliste mirë shqip, as sepse ushqente një nacionalizëm të verbër. Ai nuk e hëngri si grek, po si qytetar që donte të konkuronte brenda mundësive që të jep ky vend. Por, në hapsira autokratike një gjë e tillë është e pamundur. Edhe modeli politik i Edi Ramës, Erdogani, e ka shfrytëzuar shpesh ligjin për të nxjerë jashtë lojë kundërshtarët. Këtë po bën edhe nxënësi i tij i zellshëm në Tiranë. Duke shkuar edhe një shkallë më lart në përvetësimin e modelit të sulltanit turk. Duke nxitur pasionet kundër pakicave etnike për të kamufluar kalkulimet politike. Prandaj, me arrestimin e Belerit mund të thuhet se Rama e gjeti dhe kurdin e vet armik./LAPSI

Etiketa: Andi BushatibeleriEdi RamaErdoganOpinion

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
KZAZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin

KZAZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjithë vendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com