GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Asirianët e fuqishëm, sundimtarë të perandorive

17:05 - 30/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Asirianët e fuqishëm, sundimtarë të perandorive

KB5639 United Kingdom, London, Bloomsbury, British Museum, ancient Assyrian art, Lion hunt on horseback, about 645-635 BC

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesa më e madhe e historisë së Asirisë është e lidhur ngushtë me fqinjin e saj jugor, Babiloninë. Dy perandoritë e Mesopotamisë flisnin gjuhë të ngjashme dhe adhuronin në shumicë të njëjtat perëndi. Ata shpesh ishin rivalë në fushën e betejës për ndikim në Lindjen e Mesme të lashtësisë.

Historia e Asirisë shtrihet kryesisht nga rreth vitit 2000 pes, kur u themeluan qytetet e Nineveh dhe Kalah, deri në shkatërrimin e Nineveh në 606 pes.

Ndërsa Babilonia mbahet mend më së miri për kontributin e saj në letërsi, arkitekturë dhe ligje, Asiria mbahet mend kryesisht për aftësitë e saj ushtarake, përparimet në armatim dhe pushtimet e regjistruara me përpikëri.

Gjeografikisht, Asiria pushtoi pjesën e mesme dhe veriore të Mesopotamisë. Ndodhej midis lumenjve Eufrat dhe Tigër dhe qytetet kryesore të saj ishin Kalahu, Zabi, Ashuri dhe kryeqyteti Nineveh.

 

Pushteti dhe lavdia

“Unë jam i fuqishëm; jam i plotfuqishëm …. nuk jam i barabartë midis të gjithë mbretërve.”

Kjo ishte mburrja e mbretit Esarhaddon (680-669 p.e.s.), i cili e zgjeroi perandorinë asiriane në shtrirjen e saj më të madhe. Në kulmin e fuqisë së tij, në vitin 671 para Krishtit, ai pushtoi Egjiptin në më pak se një muaj.

Mbretëria egjiptiane konsiderohej si një nga më të padepërtueshmet në Lindjen e Mesme. Egjiptianët kishin sunduar mbi tokën e tyre praktikisht të patrazuar për 2500 vjet.

Pasi u pushtua Egjipti, Esarhaddoni dhe pasardhësi i tij, Assurbanipali (680-626 pes), sunduan një perandori që shtrihej mbi 1000 milje nga lumi Nil deri në malet e Kaukazit. Në kohën e saj, Perandoria Asiriane ishte më e madhja që bota kishte parë ndonjëherë. Qendra e perandorisë ndodhej në atë që sot është Iraku verior dhe kryeqyteti i saj quhej Nineveh.

 

Tiglath-Pileser I

Tiglath-Pileser I ishte një mbret i hershëm asirian që filloi mbretërimin e tij rreth vitit 1100 para Krishtit. Ai ndërmori disa fushata të suksesshme ushtarake kundër babilonasve, sirianëve dhe shumë të tjerëve.

Ai pretendonte se pati pushtuar 42 mbretër dhe popuj dhe shkroi: “Unë mora zotërimet e tyre, dogja qytetet e tyre me zjarr, kërkova nga pengjet e tyre haraçin dhe kontributet dhe vura mbi ta zgjedhën e rëndë të sundimit tim”.

Sundimtari asirian pretendoi gjithashtu ekspertizë të madhe si një gjahtar i cili në një ekspeditë vrau mbi 900 luanë dhe kapi disa elefantë të gjallë.

Në qytetin e Asshurit, ai mbante një park gjuetie ku mund të gjuante kafshë. Në Nineveh, ai nisi krijimin e një kopshti botanik në të cilin mbolli pemë dhe faunë të mbledhur gjatë fushatave të tij ushtarake.

Si e krijuan asirianët një perandori kaq të madhe mbi armiq të tillë të frikshëm? Ushtritë e tyre ishin shumë të stërvitura dhe profesionale. Dhe trupat e tyre kishin një përvojë të madhe në betejë. Ata ishin të organizuar mirë në njësi të ndryshme karrocierësh, kalorësie, harkëtarësh.

Ushtritë asiriane kishin gjithashtu një trupë inxhinierësh që përdornin kulla të lëvizshme dhe desh goditës me kokë hekuri për të çarë rrethimin e qyteteve.

Ushtarët përdornin armë hekuri, të cilat ishin shumë më të forta se armët prej bronzi të disa prej armiqve të tyre. Asirianët ndërtuan gjithashtu rrugë për lëvizjen e shpejtë dhe të lehtë të trupave, në mënyrë që mbretëritë e pushtuara rebele të mund të riktheheshin lehtësisht nën kontroll.

Frika ishte një mjet tjetër i përdorur nga asirianët. Ndonëse të gjitha luftërat janë mizore, asirianët ishin të njohur për përdorimin e gjerë të torturës. Fjalët e një mbreti të hershëm asirian, Assurnarsipal, zbulojnë se sa mizorë mund të ishin asirianët:

Ndërtova një shtyllë përballë portës dhe i rrihja të gjithë krerët … dhe mbulova shtyllën me lëkurat e tyre … disa i ngula në shtyllë. Shumë robër … I kam djegur në zjarr … Disave ua kam prerë duart dhe gishtat, e të tjerëve ua kam prerë hundën, veshët … të shumtëve ua kam nxjerrë sytë. Assurnarsipal (rreth 875 p.e.s.)

 

Plaçkat e fitores

Në kohët e lashta, mbretërit zakonisht i drejtonin trupat e tyre në betejë dhe ishin vetë ushtarë shumë të aftë. Ishte zakon i mbretërve asirianë që t’i regjistronin fitoret e tyre në muret e pallateve të mëdha dhe ekstravagante. Skulpturat e relievit në muret e pallatit të mbretit Assurbanipal në Nineveh janë disa nga më të sofistikuarat. Këto skulptura, së bashku me një koleksion të rëndësishëm pllakash balte kuneiforme – 25,000 të tilla – u zbuluan nga Austen Henry Layard dhe kolegët e tij në vitet 1840.

Perandoritë nënkuptonin fuqi. Kjo fuqi çoi në pasuri ekstravagante për fitimtarët, të cilët i detyruan popujt e pushtuar t’u paguanin haraç ose taksa. Mbretërit asirianë nuk kishin limit për një pasuri të tillë.

 

Pagesa e haraçit

Mbreti asirian Senakeribi (704-681 pes) përshkruan haraçin që kërkoi nga mbreti hebre Ezekia. Ezekia i rezistoi rrethimit të asirianëve në kryeqytetin e Jeruzalemit në një ngjarje që tregohet edhe në Bibël. Por hebrenjve iu desh të jepnin haraç dhe dhurata të mëdha për asirianët.

Senakeribi shpjegon me fjalët e tij në një pllakë që u zbulua nga arkeologët: “Ai dërgoi [një kolonë] pas meje në Nineveh, qyteti im mbretëror me 30 talenta ari, 800 talenta argjendi, xhevahire, antimon … kolltukë prej fildishi , karrige të lehta të zbukuruara me fildish, lëkurë elefantësh, tufa elefantësh … të gjitha llojet e thesareve të vlefshme, dhe vajzat e tij, haremin e tij dhe këngëtarët meshkuj e femra.”

 

Më shumë se Luftëtarë

Me pasurinë që fituan nga lufta dhe haraçet, mbretërit asirianë ndërtuan qytetet e fortifikuara dhe të bukura të Ninevisë, Kalah, (Nimrudi i sotëm).

Në këto qytete, ata vendosën pallatet e tyre madhështore, disa prej të cilave shtriheshin në disa hektarë. Në këto vende, mbretërit asirianë treguan anën e tyre më të kulturuar.

Prodhimi i parë i qelqit, shpikja e tavllës, paraardhësi i bravës dhe çelësit, madje edhe masazhi terapeutik, nga shumë studiues mendohet se janë shpikje asiriane.

Por madhështia e Perandorisë Asiriane nuk zgjati. Sapo arriti kulmin, filloi të shkërmoqet. Luftimet midis mbretit Assurbanipal dhe vëllait të tij e dobësuan perandorinë dhe e hapën atë ndaj pushtuesve të huaj. Perandoria Asiriane u shkatërrua përfundimisht në 612 para Krishtit nga Medët nga Rrafshnalta Iraniane dhe Kaldeasit e Babilonisë.

Nuk u ngrit më kurrë. / ancient origins – bota.al

Etiketa: AsirianetHistoriaperandori e fuqishme

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
“Më në fund dikush që nuk joshet nga lekët”, Kubo refuzon 160 mln euro nga Al Hilal

“Më në fund dikush që nuk joshet nga lekët”, Kubo refuzon 160 mln euro nga Al Hilal

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com