GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtari i Posaçëm: 27 zyrtarë të lartë non grata në Angli, mes tyre politikanë shqiptarë

11:01 - 21/07/22
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Zyrtari i Posaçëm: 27 zyrtarë të lartë non grata në Angli, mes tyre politikanë shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i ish kryeministrit britanik Boris Johnson për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar po intensifikon përpjekjet për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor.

Sir Stuart Peach paralajmëron se Britania e Madhe ka gati një listë me 27 emra që do t’ju ndalohet hyrja në territorin britanik. Ai ka deklaruar se lista me 27 individë ka në përbërje biznesmenë dhe politikanë shqiptarë.

Mesazhi i plotë

Përse duhet t’i japim fund lidhjeve mes politikës, krimit të organizuar dhe korrupsionit Stuart Peach, i derguari i Kryeministrit Boris Johnson për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri britanik më ka ngarkuar me detyrën për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- përmes shtimit të lidhjeve tregtare dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, rritjes së sigurisë energjetike dhe mbrojtjes, si dhe duke luftuar krimin e organizuar së bashku.

Unë jam një mik i Rajonit, e kam vizituar shpesh dhe sapo jam kthyer nga një vizitë në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë, ku kam marrë një mesazh të fortë e të qartë nga qytetarët  e të gjithë shtresave; të rinjtë po largohen. Të nxitur nga mungesa e mundësive dhe të zhgënjyer nga korrupsioni i rrënjosur, ata  ndjejnë se nuk mund të arrijnë sukses nëse nuk kanë lidhje politike. Ata kërkojnë nga ne t’i ndihmojmë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe t’i bëjmë udhëheqësit e tyre të marrin përgjegjësitë e tyre.

Institucionet, shoqëria civile, gazetarët dhe zyrtarët e drejtësisë penale po punojnë për të ndërtuar demokraci të begata dhe të sigurta. Një pjesë e mirë e përpjekjeve do të bëhet në terren, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nga prokurorë të ndershëm, gazetarë të guximshëm, policë të përkushtuar e udhëheqës vizionarë. Në Shqipëri, me Reformën në Drejtësi, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byronë Kombëtare e Hetimit (BKH), -kemi hyrë tashmë në një etapë të re.

Mbretëria e Bashkuar është me ju në këtë përpjekje. Është shënuar progres. Disa njerëz, të cilët më parë ndiheshin të paprekshëm, sot ndodhen në burg. Por ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pandëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji të mos zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

Për këtë arsye ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik  identitetin e tyre. Gjithashtu, kemi ngritur ‘Njësinë e re të Kleptokracisë”, në Agjencinë Kombëtare të Krimit, për të vënë në shënjestër shmangien e sanksioneve dhe aseteve të rusëve të korruptuar, që  fshihen  në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike.

Mbështetja, që disa figura publike marrin nga kriminelët në shkëmbim të akteve të tyre korruptive, e mbyt zërin e qytetarëve shqiptarë. Si tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në Rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë tek shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten  qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.

Për të gjithë ju në Shqipëri dhe në Rajon që po luftoni për reformat, kam edhe unë një mesazh për ju; ne do t’ju mbështesim në reformën tuaj të drejtësisë, e cila ka ndihmuar të largohen zyrtarët e korruptuar dhe kanë ndjekjen penale të figurave të pushtetshme. Ne do t’ju mbështesim në reformimin e proceseve zgjedhore dhe në të gjitha përpjekjet tuaja për transparencë, llogaridhënie dhe demokraci. Ne do të ndihmojmë në rritjen e angazhimit qytetar për t’i kërkuar llogari Qeverisë.

Ne përgëzojmë ata gazetarë investigativë që kanë denoncuar rastet e korrupsionit dhe lidhjet mes politikës, biznesit dhe krimit, shpesh duke u përballur me dhunë dhe kërcënime nga kriminelë. Ata duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë nën mbrojtjen e plotë të qeverive, agjencive ligjzbatuese dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që e

Ne jemi me ju në udhëtimin tuaj për të ndërtuar shtetin që qytetarët tuaj dëshirojnë.

Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky; promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar. Individë të tillë dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre.  Qoftë përmes sanksioneve, masave ndaj emigracionit apo politikave të mosangazhimit, Mbretëria e Bashkuar do të veprojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Së bashku, do të sigurojmë që askush të mos jetë mbi ligjin!

Sir Stuart Peach është i Dërguari i Posacëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor.

Etiketa: krimeKryesore1ligji

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Italiania dhunohet nga shqiptari jashtë diskotekës, ndërhyrja e miqve i shpëton jetën

Propagandë përmes internetit, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com