GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, merren në pyetje vëllezërit Avdylaj

10:46 - 25/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shteti në shërbim të kriminelëve”/ Analisti komenton zhdukjen e Ervis Martinajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj. Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, do të merren në pyetje Astrit dhe Jasim Avdylaj që ndodhen në masën e arrestit të shtëpisë, për një nga fraksionet e dosjen “339” (laboratorin e Hasit.)

Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës, ndërsa agjentët kanë mbërritur në Durrës ku edhe banojnë.

Në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm. Martinaj dyshohet të ketë patur një nga takimet e fundit para se të humbiste çdo gjurmë tek vëllezërit Avdylaj, ndërsa organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.

Aksionet policore në kërkim të Martinajt

Në aksionet më të fundit të RENEA në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u sekuestruan celularë, përmes të cilëve janë siguruar elementë të rinj mbi çështjen ndaj 40-vjecarit Martinaj,  2 muaj i zhdukur. Jo rastësisht, u shoqërua edhe një prej rivalët e tij, Endrit Dokle, i cili po lëvizte në një makinë me Fatjon Muratin, në kërkim policor në korrik 2022, dhe me kunatin e tij Gentjan Reçin, djali i ish-policit të vrarë në Kurbin Xhelal Reçi. Dokle në shoqërinë e një personi në kërkim u mbajt vetëm disa orë në policinë e Tiranës, e cila nuk dha asnjë shpjegim për këtë fakt.

Konflikti më i fundit mes të dyve  ishte pas deklarimeve të Nuredin Dumanit se Martinaj dha porosi të vriste Doklen për një shifër të çmendur, 500 mijë euro, 100 mijë prej të cilave i mori si paradhënie, por që krimi nuk u krye dot. Dokle para së të shoqërohej në polici të shtunën e 8 tetorit, disa ditë më parë ishte pyetur për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, ku viktima ishin kushëriri  i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Dokle e përjashtoi veten e tij nga përgjegjësia për ngjarjen.

Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij. Por vetëm një javë para se tu ndalonin nga policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në  Komisariatin e Fushë-Krujës. Pas deklarimeve mohuese për vrasjen e trefishtë ata u lanë të lirë. Praktikisht, Fatjon Murati, në kërkim Tirana për arsenalin e gjetur në makinën e Kristian Gjinit në 13 korrik, shkoi vetë në duart e policisë fqinje që sipas drejtuesve të saj nuk ishte në dijeni që ai ishte në kërkim policor nga Tirana.

Etiketa: Ervis MartinajhetimeKryesore1

Lajme të lidhura

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime
Aktualitet

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Para
“Rektorët të kenë kujdes”/ Pedagogët vijojnë protestën: Nesër mbledhim forumin me…

“Rektorët të kenë kujdes”/ Pedagogët vijojnë protestën: Nesër mbledhim forumin me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve
Breaking Views

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26
VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli

18:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com