GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Asnjë incident/ Marrëveshja për targat, Kosova vendos reciprocitetin me Serbinë

11:37 - 11/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbia nis fushatën kundër njohjes së Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbatimi i marrëveshjes për targat në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë, tashmë ka shkuar më tepër se 1 javë, ku kujtojmë këtu se marrëveshja nisi më 2 tetor.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila ishite vendosur në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, u larguan pikërisht në po atë datë, ku pas tyre u vendosën trupat e KFOR, të cilët do të qëndrojnë aty për 2 javë, sipas marrëveshjes.

Më 4 tetor sipas pikës dy të marrëveshjes së arritur, ka filluar edhe zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia po mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës. Lidhur me respektimin e kësaj marrëveshje, Ferdinand Nikolla, këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është duke ecur me një dinamikë të mirë. “Zbatimi i marrëveshjes është duke ecur me një dinamikë mjaftë mirë dhe kërkesat për letër-ngjitëse janë të larta. Gjatë periudhës 4 deri më 8 tetor në Kosovë nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve janë lëshuar 3,863 stikersa ndërsa në pikat e kalimit kufitar 9,430 stikera, në total 13, 293”, ka deklaruar Nikolla.
Për sa i përket aspektit të sigurisë, sipas tij situata në pikat kufitare paraqitet e qetë. Ai shton më tej, se deri më tani se çdo gjë është në rregull.

Vendosja e reciprocitetit për targat e Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës më 20 shtator 2021, pati reagime të shumta.

Ky vendim bëri që për trembëdhjetë ditë me radhë, dy pikat kufitare të kalimit që lidhin Kosovën me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjakë qëndruan të bllokuara. Ato u bllokuan me kamionë me zhavorr, nga serbët në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë së Kosovës. Në këto dy pika kufitare ishin vendosur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila ishte aty për të ruajtur rendin dhe për të ofruar siguri. Disa ditë pas vendosjes së masës së reciprocitetit dhe vendosjes së barrikadave në rrugën e këtyre pikave kufitare në Zubin Potok e Zveçan kishte pasur sulme ndaj Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve.

Ndër të tjera, pikat kryesore që parasheh marrëveshja e arritur në Bruksel, janë :
1-Më 2 tetor Njësia Speciale, që aktualisht është në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, do të largohet dhe në të njëjtën kohë do të bëhet edhe zhbllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë.

2- Më datën 4 tetor, në orën 08:00 të mëngjesit, do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës.

3-Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e Dialogut.

Etiketa: Kosovemarreveshjetargat

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve
Aktualitet

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
Para
Papa Françesku: Ndëshkime të rënda për priftërinjtë që kryejnë abuzime seksuale

Papa Françesku nis konsultimet për reforma në Kishën Katolike

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com