GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Asnjë italiane në Kupën e Botës për klube, Real Madrid eliminon Juventusin

10:16 - 02/07/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Asnjë italiane në Kupën e Botës për klube, Real Madrid eliminon Juventusin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madrid vazhdon marshimin e sigurt në Kupën e Botës, duke mposhtur Juventusin 1-0 dhe duke zgjatur serinë e ndeshjeve pa humbje në këtë kompeticion në 14. Nën drejtimin e Xabi Alonsos, madrilenët kanë regjistruar dy fitore radhazi, por sfida me bardhezinjtë rezultoi një test i vërtetë për forcën e tyre aktuale.

Në minutat e para, Juventusi ushtroi presion të madh dhe ishte shumë pranë golit kur Randal Kolo Muani shpëtoi përballë Courtois, por tentativa e tij e guximshme për ta kaluar portierin përfundoi mbi traversë. Shumë pranë avantazhit ishte edhe Kenan Yıldız, por gjuajtja e tij, që devijoi nga Tchouaméni, kaloi ngjitur me shtyllën.

Real Madrid iu deshën 30 minuta për të krijuar rastin e parë serioz, ku protagonist ishte sërish Jude Bellingham, i cili depërtoi pas mbrojtjes së Juventusit, por gjuajtja e tij u prit nga Michele Di Gregorio dhe më pas u largua nga Daniele Rugani. Portieri italian shkëlqeu edhe pak para pushimit, duke fluturuar për të devijuar një predhë të Federico Valverde nga 30 metra.

Në pjesën e dytë, Valverde ishte sërish i rrezikshëm, por vetëm pak minuta më vonë, Trent Alexander-Arnold dha një asist perfekt, duke harkuar për Gonzalo García, i cili me kokë shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Lajm i mirë për tifozët madrilenë ishte edhe rikthimi i Kylian Mbappé, i cili u fut në lojë pas një mungese për shkak të gastroenteritit akut. Francezi pati një ndikim të menjëhershëm, duke kombinuar bukur me Arda Güler, por tentativa e turkut u neutralizua nga Di Gregorio.

Pavarësisht përpjekjeve, Juventusi nuk gjeti dot golin e barazimit dhe u eliminua. Ndërkohë, Real Madrid kualifikohet për në çerekfinale dhe duket se po gjen formën ideale në momentin e duhur.

Etiketa: JuventusReal Madrid

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit

Kontrata e pendesës/ Marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un, prokurorët: Marrim përsipër uljen e dënimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Lexo më shumë
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com