GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Asnjë lidhje me Transilvaninë dhe princin rumun, e vërteta si lindi Drakula

22:30 - 16/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Asnjë lidhje me Transilvaninë dhe princin rumun, e vërteta si lindi Drakula
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ronan O’Connell

Një erë e fortë fryn pasdite në rrugën e shkretë të Tregut të Vjetër, pranë dyqaneve të mbyllura dhe restoranteve të zhytura në errësirë. Qyteti studentor irlandez Sligo duket sikur ka ngrirë. Ai kaloi 2 muaj në një bllokim të rreptë mbarëkombëtar të zbatuar nga qeveria irlandeze për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri, i cili në Irlandë vrau më shumë njerëz për frymë sesa në SHBA

Herën e fundit që Sligo ishte kaq i boshatisur ishte 188 vjet më parë. Dhe në atë kohë fajtore ishte kolera. Epidemia e saj solli jo vetëm vdekje, varfëri, uri, kaos dhe dezertime, por edhe një vampir legjendar. Megjithatë, vetëm në fund të vitit 2018, studiuesit irlandezë arritën të bëjnë zbulimin befasues:në të vërtetë Drakula lindi në Sligo.

Në vitin 1832, në Old Market Street, një vajzë 14-vjeçare irlandeze ishte strukur në shtëpinë e saj gjatë shpërthimit të kolerës, e cila vrau më shumë se 10 për qind të popullsisë së qytetit. Skenat e kobshme rreth saj – varre masive, kufoma në rrugë, viktima të varrosura për së gjalli – ajo ia tregoi më vonë djalit të saj.

Emri i vogëlushit ishte Bram Stoker, dhe ato histori të zymta ishin një burim frymëzimi për të shkruar “Drakulën”, një nga romanet më me ndikim në historinë e njerëzimit. I botuar për herë të parë në vitin 1897, kjo përrallë me protagonist një vampir ka prodhuar dhjetëra filma, shfaqje, shfaqje televizive dhe libra.

Në romanin e Stoker, një avokat anglez shkon në vargmalet e Transilvanisë në Rumani, ku viziton një vend të izoluar të quajtur Kalaja e Drakulës. Atje ai sulmohet dhe burgoset nga vampiri që pi gjak, Konti Drakula. Pjesa tjetër është shumë e njohur.

Midis shumë teorive të kahershme rreth frymëzimit të Stoker mbi Drakulën, më popullorja është ajo sipas së cilës autori u motivua nga Vlad Hungulësi, një udhëheqës sadist rumun i famshëm për torturimin e armiqve të tij osmanë. Ky princ i shekullit XV-të quhej gjithashtu Drakulea.

Megjithatë, këtu duket se përfundojnë lidhjet midis Drakulës dhe Drakuleas. Pavarësisht nga mjedisi transilvanian – dhe fakti që Kështjella Bran e atij rajoni quhet sot edhe Kështjella e Drakulës – dëshmitë historike tregojnë se Vladi kishte pak lidhje me atë zonë dhe për më tepër nuk ka jetuar kurrë në atë kështjellë.

Pra përtej titullit të librit, ku i lindi Stoker ideja për Drakulën, një vampir që kishte vdekur por ishte ngjallur dhe që i infekton ata që kafshon, duke i shndërruar në vampirë? Përgjigja qëndron në Sligo, një qytet piktoresk që sot banohet nga 20.000 njerëz dhe që ndodhet në bregun perëndimor të Irlandës, i rrethuar nga pyje të dendura, male të gjelbër, plazhe ku fryn gjithmonë erë dhe lumenj të pasur me salmon.

Kështu pretendon historiania irlandez Merion Mekgeri, anëtare e Shoqërisë Sligo Stoker, e cila ka bërë kërkime të përpikta mbi lidhjet midis Drakulës dhe epidemisë së kolerës në këtë qytet të vogël. Mekgeri thotë se Stoker u frymëzua nga një rrëfim i frikshëm i asaj epidemie të shkruar nga nëna e tij, Sharlot Tornlej, e cila u izolua në shtëpinë e saj përpara se të ikte nga Sligo me familjen e saj.

Eseja e Tornlej mbeti e pabotuar dhe e ruajtur në një arkiv në Dublin, derisa Shoqëria Sligo Stoker e studioi tekstin dhe vitin e kaluar e shpërndau gjerësisht. “Kur u rrit Bram i kërkoi nënës së tij t’i shkruante kujtimet e saj mbi epideminë dhe ai e plotësoi rrëfimin duke përdorur hulumtimin e tij historik mbi epideminë e Sligos. Duke hulumtuar unë gjeta disa paralele me Drakulën.

Për shembull, Sharlot thotë se kolera hyn në qytetet portuale pasi ka udhëtuar me anije, dhe se ajo mund të udhëtojë në tokë si një mjegull. Pra njëlloj si Drakula, që i infekton njerëzit”- thotë historiania.

Megjithatë, lidhja më e fortë që gjeti ajo, ishte midis gjendjes së ndërmjetme të Drakulës – të qenit njëkohësisht i vdekur dhe i vetëdijshëm – dhe përshkrimit të Tornlej mbi viktimat e kolerës që u varrosën të gjallë. Stoker u magjeps shumë nga ky detaj. Aq sa titulli i parë i romanit qe “The Undead”, përpara se botuesi i tij ta ndryshonte më vonë atë në “Drakula”.

Historitë e kolerës që i rrëfeu Tornlej Stokerit ishin realiste, thotë Fiona Galager, historiane irlandeze që e është marrë me studimin e asaj epidemie. Përhapja vrau deri në 1000 banorë të Sligos dhe shkaktoi kaos. Për t’i ndaluar banorët të arratiseshin nga qyteti i prekur nga sëmundjet (dhe më pas përhapja e saj në vende të tjera), rreth Sligos u hapën llogore dhe u ngrit një bllokadë rrugësh.

Kolera e sulmoi Sligon aq fort dhe shpejt saqë kufomat shtriheshin në rrugë, dhe 20 marangozët e qytetit nuk mundeshin të përballonin dot kërkesën për arkivole. “Shumë trupa mbetën pa arkivole”- thotë Galager. Ndaj rreth 500 viktima u mbështollën me çarçafë dhe u varrosën në një varr masiv.

Shumica e mjekëve dhe infermierëve në Sligo vdiqën nga sëmundja. Shumica e klerikëve u larguan dhe banorët e bllokuar në qytet u rebeluan. Banorëve të Sligos siç ishte edhe nëna e Stoker, po u dukej se bota po merrte fund. Sligo, shkroi Tornlej në dëshminë e kërkuar nga djali i saj ishte bërë “si një qytet i të vdekurve”.

Sharlot thotë se ndërsa epidemia përshkallëzohej, personeli infermieror i tmerruar do t’i merrte pacientët, që më parë ishin trullosur me laudan ose opium, dhe do t’i vendoste të gjallë në varrezat masive thotë Mekgeri. Përshkrime të tilla, pohon shkrimtari, e ndezën imagjinatën e tij.

Edhe pse ishte një figurë shumë e rezervuar, autori e pranoi në një intervistë të rrallë mbi romanin “Drakula”, se historia ishte “frymëzuar nga ideja e dikujt që u varros para se të vdiste plotësisht”. Vitin e kaluar, Sligo e ka përqafuar këtë lidhje të sapo zbuluar me Drakulën dhe shpreson ta përdorë atë për të tërhequr turistët.

Një nga pasardhësit e Stoker, shkrimtari kanadez Dakre Stoker, e vizitoi qytetin vitin e kaluar për të marrë pjesë në një ngjarje që festonte lidhjet e Sligos me Drakulën. Pra Drakula nuk ka asnjë lidhje me Transilvaninë. Ai lindi në Sligo, dhe ishte produkt letrar i një epidemie./Bota.al/

Etiketa: drakulaprinci rumuntransilvani

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Skandali, pacientit me dializë i heqin autoambulancën

Skandali, pacientit me dializë i heqin autoambulancën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com