GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Asociacioni, Chollet e cilëson “nevojë urgjente” themelimin e tij

18:57 - 27/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Asociacioni, Chollet e cilëson “nevojë urgjente” themelimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa ka shtuar se shpreson që do të ketë takim konstruktiv mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 maj.

“Bisedë thelbësore, pozitive me presidentin Vuçiq sot. Ramë dakord për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit SHBA – Serbi dhe fokus të përbashkët për progresin në Dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin”, shkroi Chollet në Twitter.

“Ne presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shtoi ai.

Substantive, positive talk with President Vucic @predsednikrs today. Agreed on continued strength of 🇺🇸-🇷🇸 partnership and shared focus on progress in the Dialogue, especially the urgent need to form ASM. We expect a constructive meeting on May 2 in Brussels.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 27, 2023

Kjo deklaratë e Chollet të enjten, më 27 prill, vjen përderisa në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u bënë thirrje që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Më 2 maj, në Bruksel, Serbia dhe Kosova pritet të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat po i zhvillojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë konfirmuar tashmë se në fokus të këtij takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ekipi Menaxhues, më 2 maj, do ta prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë dakorudar me një marrëveshje të arritur në Bruksel në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Negociatat do të vazhdojnë mes aktivitetesh të intensifikuara diplomatike të partnerëve perëndimorë, në radhë të parë të BE-së dhe SHBA-së.

Këto përpjekje rezultuan në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit – për të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Etiketa: Asociacioni i komunave serbe ne KosoveDerek CholletKosovaSHBA

Lajme të lidhura

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik
Breaking Views

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë
Breaking Views

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Para
Euro 2024, Kosova kërkon fitoren në derbin ballkanik

Euro 2024, Kosova kërkon fitoren në derbin ballkanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…
Breaking Views

“Kam marrë ilaçe çdo ditë”/ Rrëfimi i Etrit Berishës: Nuk e di çfarë do bëj, nëse mjeku më thotë të…

22:54 - 10/02/26

Etrit Berisha po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Hacken, me mundësinë e një largimi që tashmë nuk përjashtohet....

Lexo më shumë
Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

Berisha viziton deputetin Nallbati në Spitalin e Traumës: Goditje me urdhër politik

22:42 - 10/02/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:30 - 10/02/26
Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

Imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada e SHBA: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin me Shqipërinë

21:32 - 10/02/26
Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e opozitës, policia tërheq zvarrë disa protestues për t’i shoqëruar në komisariat

21:03 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com