GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Asociacioni, Haradinaj: SHBA-ja dhe BE-ja kanë një draftstatut që…

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Heqja e barrikadave/ Haradinaj: Situata u zgjidh falë SHBA dhe BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të papranueshëm draft-statutin e Asociacionit, të propozuar dje në Bruksel nga Ekipi menaxhues, i cili tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërish në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Andaj, Haradinaj beson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Kosova e ka të pamundshme me pranuar një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij Komisioni, është ditur se çka do të propozojë. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm, pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës. Dalja për këtë është prapë te ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jokushtetues dhe joligjor. Pra, do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

Në një prononcim para gazetarëve në Kuvend, Haradinaj është shprehur se zgjidhja se si të vazhdohet tutje për themelimin e Asociacionit i takon ndërmjetësuesve të dialogut.

“Besoj shumë se zgjidhja tani është te amerikanët dhe BE-ja, që ata vetë të marrin ndërmjetësimin dhe të propozojnë një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën. Shpresoj shumë sidomos edhe te amerikanët që ata të marrin përsipër propozimin e një draft-statuti, i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Rrjedha e logjikshme është kjo, unë jo se kam informacione por rrjedha e logjikshme është kjo. Besoj se edhe e kanë të shkruar amerikanët dhe evropianët një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën, por është dashur të konsumohet propozimi i parë i komisionit i cili është jo kushtetues”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Haradinaj është shprehur se përmes nënshkrimit të Deklaratës për të Zhdukurit, Serbia e pranon faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë apo dhunë në Kosovë.

“Besoj se është në rregull deklarata e këtillë. Është e arritura e parë e pranimit të faktit, ku pranohet nga pala serbe, pasi ata supozojnë se ka të zhdukur edhe nga Kosova. Por, është hera e parë që serbët e pranojnë faktin se ka ndodhur zhdukja me forcë ose me dhunë. Unë nuk e shoh ndonjë ndryshim në përmbajtje. Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare besoj se kjo ua siguron të gjithë palëve, mundëson me kërkuar drejtësinë në të ardhmen” ka shtuar ai.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel dje kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën./KSP

Etiketa: haradinajKosova

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Para
VIDEO/ Tipari që pëlqen te një femër? Ja si përgjigjen banorët

VIDEO/ Tipari që pëlqen te një femër? Ja si përgjigjen banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com