GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Reuters: Assad mund të ketë vdekur në një aksident gjatë arratisjes së tij me avion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti sirian Bashar al Assad ka dhënë sot një deklaratë të gjatë nga Moska, ku ka treguar për orët e fundit të tij në Siri dhe situatën kritike të vendit.

Në deklaratën e tij, Assad theksoi se “në asnjë moment”, gjatë përparimit të milicive islamiste drejt Damaskut, “nuk e kam konsideruar idenë për të dhënë dorëheqjen apo për të kërkuar strehim”. Përkundrazi, ai theksoi se synimi i tij ishte të “vazhdojë luftën kundër sulmit terrorist”.

“Largimi im nga Siria nuk ishte i planifikuar dhe nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejave, siç pretendojnë disa. Përkundrazi, qëndrova në Damask dhe vazhdova të kryej detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, më 8 dhjetor 2024,” thuhet në deklaratë. “Ndërsa forcat terroriste hynin në Damask, unë u transferova në Latakia në koordinim me aleatët tanë rusë për të mbikëqyrur operacionet luftarake. Kur mbërrita në bazën ajrore të Hmeimimit atë mëngjes, u bë e qartë se forcat tona ishin tërhequr plotësisht nga të gjitha vijat e betejës dhe se pozicionet e fundit të ushtrisë kishin rënë. Ndërsa situata në terren vazhdonte të përkeqësohej, edhe vetë baza ushtarake ruse ra nën sulme të ashpra me dronë”.

Assad shtoi se “pa mjete të mundshme për të lënë bazën, Moska kërkoi nga komanda e bazës që të organizohej një evakuim i menjëhershëm drejt Rusisë, në mbrëmjen e së dielës, më 8 dhjetor”. Kjo ndodhi një ditë pas rënies së Damaskut, si pasojë e kolapsit të pozicioneve të fundit ushtarake dhe paralizës së plotë të institucioneve shtetërore që kishin mbetur.

“Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk e kam konsideruar dorëheqjen apo kërkimin e strehimit. Asnjë individ apo palë nuk ka bërë një propozim të tillë. Veprimi i vetëm i mundshëm ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist”, përfundoi deklarata.

Ky komunikim i Assad vjen në një kohë kur vendi në Siri ka kaluar në duart e grupeve të armatosura Hay’at Tahriri al-Sham HTS, ndërsa rënia e Damaskut shënon një pikë kthese dramatike në historinë e konfliktit sirian.

Etiketa: Bashar al-AssadSiri

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Projektligji dorëzohet në Kuvend, Kriptomonedhat s’mund të hetohen

Bitcoin arrin rekordin e ri, këmbehet me 106,000 dollarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke...

Lexo më shumë
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com