GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Ata fitojnë, faturat rriten”/ Shefi i OKB ultimatum: Taksa të reja për kompanitë e karburanteve

16:31 - 20/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ata fitojnë, faturat rriten”/ Shefi i OKB ultimatum: Taksa të reja për kompanitë e karburanteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e zhvilluara dhe me ekonomi të lartë duhet të vendosin taksa të reja për kompanitë e naftës dhe gazit. Kjo do të bëhet për ti ofruar ndihmë vendeve të tjera që po përballen me ndryshimet klimaterike dhe për pasojë njerëzit po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë dhe ushqimit. Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antionio Guterres.

Ai akuzoi gjigantët energjetikë se “ushqehen me qindra miliarda dollarë në subvencione dhe fitime të papritura ndërsa buxhetet e familjeve tkurren dhe planeti ynë digjet”.

Komentet e Guterres, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New Jork, vijnë pas një propozimi të Bashkimit Evropian për të vendosur një taksë të papritur mbi kompanitë e naftës, gazit dhe qymyrit, shumë prej të cilave kanë raportuar fitime rekord teksa lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kriza energjetike kanë çuar në rritjen e çmimeve.

Komisioni Evropian po propozon që shtetet e BE-së të marrin një pjesë prej 33% të fitimeve të tepërta të kompanive.

“Sot, po u bëj thirrje të gjitha ekonomive të zhvilluara që të tatojnë fitimet e papritura të kompanive të karburanteve”, tha Guterres në Asamble. “Këto fonde duhet të ridrejtohen në dy mënyra: në vendet që vuajnë nga dëmet e shkaktuara nga kriza klimatike, dhe te njerëzit që luftojnë me rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.”

Më shumë se 1.500 njerëz vdiqën në Pakistan gjatë tre muajve të shiut ekstrem musonor që shkencëtarët e kanë lidhur me ndryshimin e klimës. Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Nigeri këtë vit.

Tajfunet dhe uraganet kanë sjellë përmbytje në Porto Riko, Republikën Domenikane dhe Japoni këtë javë. Thatësira po ndikon në pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Evropës.

Guterres paralajmëroi se një “dimër i pakënaqësisë globale është në horizont”, me pabarazinë që “shpërthen” dhe kriza e kostos së jetesës “tërbohen” ndërsa planeti digjet.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, gjigandi i naftës dhe gazit Shell (RDSA) kishte fitime me rekord prej 11.5 miliardë dollarësh, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm vetëm tre muaj më parë.

ExxonMobil (XOM) gjithashtu theu rekordin e saj në të njëjtën periudhë, me 17.9 miliardë dollarë, gati dyfishi i asaj që fitoi në tremujorin e parë shumë fitimprurës.

Fitimet e BP (BP) arritën nivelin më të lartë në 14 vjet, prej 8.45 miliardë dollarë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka të ngjarë të dominohet nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Kriza klimatike, megjithatë, do të jetë e pashmangshme, duke u kryqëzuar me disa çështje në rendin e ditës, duke përfshirë energjinë dhe sigurinë ushqimore.

“Kriza klimatike duhet të jetë përparësia e parë e çdo qeverie dhe organizate shumëpalëshe”, shtoi Guterres.

Etiketa: Antonio GuterresokbPolitike

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt
Aktualitet

Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt

14:02 - 15/01/26
Para
“Më morën në telefon”, Xhavit Haliti: Policia më tha se jam i rrezikuar, por nuk…

“Më morën në telefon”, Xhavit Haliti: Policia më tha se jam i rrezikuar, por nuk...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26

Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktive me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26
Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

08:15 - 16/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026

07:53 - 16/01/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026

07:39 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com