GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi…”, Sylvinho për sfidën me Çekinë: Do të futemi me zemër

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi…”, Sylvinho për sfidën me Çekinë: Do të futemi me zemër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria luan përballë Republikës Çeke të shtunën e 16 nëntorit në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1, ku fitorja është opsioni i vetëm për kuqezinjtë që të arrijnë vendin e parë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të japë 100% në fushë dhe se skuadra do të futet në fushë me zemër dhe shpirt për të marrë tre pikët.

“Fillimisht respekt shumë të madh për Ajetin, që jep maksimumin në fushë, që ka bërë dy Europian shumë të mirë. Ndeshja e radhës është më e vështirë dhe më e rëndësishmja. Ata kanë një avantazh të vogël që është një pikë. Jemi shumë afër me pikët, çdo gjë mund të ndodh në këtë grup. Do të japim 100% në fushë. Nëse ata kanë një pikë ekstra, ne kemi avantazh që luajmë në fushën tonë dhe tifozët do të jenë të pranishëm.
Është e drejtë, është skuadra që kemi luajtur më shumë këto dy vitet e fundit. Është skuadër shumë e fortë dhe fizikisht shumë lart. Trajneri i tyre është shumë inteligjent, por dhe lojtarët i japin ekuilibër skuadrës. Ne do të futemi fortë me lojën tonë, por gjithmonë duke u futur me zemër dhe shpirt për të bërë një lojë shumë të mirë.
Ne kemi dhe një stërvitje të fundit. Do të duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk është njëri prej tyre. Ai nuk është 9-sh. Është një sulmues që na intereson shumë , por nesër do të marrim një vendim për formacionin’, tha ai.

“Mbase 90 minutat që do luajmë nesër mund të jetë një nga ndeshjet më të mira. Nuk jemi në gjendje për t’u ankuar. Pas Europianit është një periudhë e vështirë për të gjitha kombëtaret. Lojtarët nuk kanë pasur shumë mundësi për të bërë pushime. Unë kam besimn te ata lojtarë dhe nuk duhet të kemi frikë ndaj kundërshtarit, por do hymë në fushë për të dhënë më të mirën.

Nuk jam aspak i shqetësuar për kartonin e verdhë. E njëjta gjë dhe për lojtarët. Më shumë i interesuar jam për ndeshjen. Do jetë një ndeshje e bukur për t’u shijuar. Do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje të mirë. Kështu që nuk ka aspak asnjë shqetësim për kartonët.

Sfida para një viti? Është një ndeshje e ndryshme ajo e nesërmja, por ne do futemi fortë për të dhënë 100%. Humbëm në Pragë ndeshjen e parë, por çdo gjë ndryshon. Kemi luajtur shumë ndeshje me ta dhe duket si derbi. Kërkon përqendrim të lartë dhe duhet të jesh me sytë hapur. Por ne do të provojmë që të futemi fort në fushë dhe për të marrë më të mirën.

Zakonisht kjo ndodh kur pëson një gol, 4-5 minutat e para ndodh një lloj black-out. Është e rëndësishme që pasi të pësosh, të ruash qetësinë. Kam qenë lojtar i trajnerëve të mëdhenj më përpara dhe kam kuptuar që kanë pasur të drejtë kur pëson. Sa i përket Uzunit, është e vërtetë që ai bën rolin më të mirë si sulmuesi i dytë. Kemi mësuar cilësitë e një sulmuesi si Uzuni, por ekziston mundësia për t’i shfrytëzuar karakteristikat e tij. Ju kujtoj që ai e ka nisur me ne si sulmues anësorë dhe më pas është futur më shumë brenda. Do të shohim se çfarë do të bëjmë nesër”, tha Sylvinho.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Trajneri Sylvinho

Lajme të lidhura

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund
Sport

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26
Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës
Sport

Fitorja ndaj Francës, Spanja synon për herë të dytë Kupën e Botës

23:08 - 14/07/26
Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen
Sport

Spanja e mbyll në avantazh pjesën e parë me Francën, edhe 45 minuta për finalen

21:59 - 14/07/26
Para
Hapen dyert e mortit në familjen e Dritan Lalajt, trupi i pajetë i 33-vjeçarit mbërrin nga Gjermania

Hapen dyert e mortit në familjen e Dritan Lalajt, trupi i pajetë i 33-vjeçarit mbërrin nga Gjermania

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi për logon e PD, Noka: Lojë e dirigjuar nga Rama
Aktualitet

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë, Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova

11:18 - 15/07/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka përshëndetur shpalljen “non grata” nga Kosova të ministres serbe, e cila deklaroi...

Lexo më shumë
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

10:17 - 15/07/26
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

10:08 - 15/07/26
Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

Anglia gati t’i japi fund pritjes 60-vjeçare, Argjentina e Messit e hapur për “luftë” deri në fund

09:26 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com