GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qytetarët vijojnë protestën në ditën e 93-të: Të shpëtojmë atdheun duke shporrur kryehajdutin Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta qytetare kundër qeverisë, së drejtuar nga Edi Rama, hyn sot në ditën e saj të 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që tashmë ka kaluar tre muaj pa ndërprerje.

Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, duke vijuar të njëjtën skemë të ditëve të fundit, me grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë. Në qendër të protestës mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Prej 92 ditësh, protestuesit kanë vijuar tubimet e përditshme, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesave të tyre. Krahas largimit të Ramës dhe kabinetit qeveritar, pjesë e platformës së artikuluar gjatë protestave është edhe ngritja e një qeverie tranzitore dhe ndryshimi i sistemit politik.

Edhe protesta e 92-të, e zhvilluar një ditë më parë, u karakterizua nga marshimi, thirrjet kundër qeverisë dhe fjalimet përpara Kryeministrisë. Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u nisën drejt godinës së qeverisë, me pankarta, bilbila dhe thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. Gjatë marshimit u dëgjua edhe thirrja “Arresto Ballukun”.

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se protesta nuk do të ndalet pa largimin e Ramës dhe qeverisë së tij. Ajo e vendosi theksin edhe te kundërshtimi i sistemit të vjetër politik, duke deklaruar se protestuesit nuk duan të zgjedhin më mes “dy liderëve autokratikë”, por kërkojnë një Shqipëri të re.

Mes folësve ishte edhe aktivisti Arben Kola, i cili lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës dhe tha se qytetarët janë mbledhur për t’i thënë “shporru” qeverisë. Ai u ndal veçanërisht te situata në Kukës, duke akuzuar pushtetin për shpopullimin dhe lënien pas dore të zonës.

Në protestë foli gjithashtu një nënë e kthyer nga emigracioni, e cila tha se ishte rikthyer në Shqipëri pasi, sipas saj, “atdheu është në rrezik”. Ajo u bëri thirrje prindërve që t’u bashkohen të rinjve në protestë, ndërsa pretendoi se gjatë marshimit drejt Kryeministrisë nga lart ishin hedhur vezë në drejtim të protestuesve.

Një tjetër protestuese deklaroi  se qeveria, sipas saj, po shfaq shenja frike dhe se pas 92 ditësh qytetarët nuk gënjehen më nga ajo që e cilësoi si “fasadë” të pushtetit.

Etiketa: AtdheuhajdutKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut
Sport

Rikthehet kampionati, Teuta vijon marshimin, fiton ndaj Skënderbeut

10:31 - 11/10/26

Të shtunën u rikthye edhe “Abissnet Superiore”, pas pauzës prej afro 20 ditësh për shkak të Ligës së Kombeve. Teuta...

Lexo më shumë
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

10:00 - 11/10/26
Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com