GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentat Albin Kurtit? Flet Prekë Kodra: Po më merrni në qafë…

22:20 - 21/09/22
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentat Albin Kurtit? Flet Prekë Kodra: Po më merrni në qafë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prekë Kodra, personi që u përmend si personi që do t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka folur publikisht pas akuzave të ngritura. Vetëm pak ditë pasi të dhënat që qarkulluan pas hakimit të e-mailit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kodra thotë se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen.

Ai ka folur në emisionin ‘Pressing’ në T7, ku është shprehur se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij. Kodra është shprehur se lajmin për lakimin e emrit të tij si atentator e ka marrë vesh përmes mediave dhe se lajmet janë bazuar në akuza të stisura.

“Çfarë të shpjegoj unë, se është diçka që vetëm kanë shpikur sikur kanë shpikur persona të paidentifikuar për mua, Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq.

Më vjen keq, më keni akuzuar, po më merrni në qaf mua edhe familjen time. Për herë të parë e kam marrë vesh paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkodër në kafe dhe më thërret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet, dhe kur e pashë atë gjë që unë s’e kisha imagjinuar kurrë në jetën time,”- tha Kodra ndër të tjera.

Çfarë ndodhi me e-mailet e Nanos?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se virusi është futur që në muajin qershor në sisteme. Prokuroria bën me dije se është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që i përkiste autoreve dhe bashkëpunëtorëve të këtij sulmi. Institucionet u kanë bërë apel mediave të mos publikojnë materialet.

Etiketa: Atentat Albin Kurtit?fletPreke Kola

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
“E vetmja fije shprese që na ka mbetur”/ Ja çfarë shkruan New York Times për Kosovën

“E vetmja fije shprese që na ka mbetur”/ Ja çfarë shkruan New York Times për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com