GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentat apo grabitje? ADN-ja ‘tradhton’ shqiptarin në Greqi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentat apo grabitje? ADN-ja ‘tradhton’ shqiptarin në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Automjeti i vjedhur që u gjet tre ditë më parë në Paleo Faliro, lidhet me veprimtarinë e një krimineli shqiptar të përfshirë në grabitje, raportojnë mediat greke.

Në sendiljen e pasme të makinës u gjet një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë ​​dhe një helmetë.

Shqiptari u “tradhtua” nga analizimi i gjurmëve të gishtërinjve dhe ADN-së të gjetura në makinën e vjedhur.

Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.

Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.

Zbulimi i automjetit

Makina ishte e parkuar në rrugën Niriidoon 73 pranë një çerdheje në zonën e Palaio Faliro.

Njëri nga fqinjët ka vënë re se automjeti prej ditësh nuk ka lëvizur dhe për shkak të problemeve të mëdha të parkimit në zonë ka lajmëruar policinë mëngjesin e së premtes së kaluar.

Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët e policisë konstatuan se makina kishte mbante targa false dhe se ishte raportuar i vjedhur në shtator në zonën e Nea Jonisë.

Njëkohësisht nga xhami i makinës u vu re në sendiljet e pasme u gjet një kallashnikov.

Menjëherë është ngritur alarmi dhe zona është rrethuar.

Madje, u kërkua që të largoheshin fëmijët e vegjël në çerdhe, e cila u mbyll për arsye sigurie.

Mjeti u kontrolluar nëse në të ishte montuar lëndë plasëse dhe nëse brenda tij kishte ndonjë mjet shpërthyes së bashku me armën.

Brenda makinës gjatë kontrolleve u gjet kallashnikovi, granata, karikatorë, benzinë dhe një helmetë. Dyshohet se autorët, pas sulmit që po përgatisnin, do t’i vinin zjarrin mjetit me benzinë për të zhdukur gjurmët e tyre.

Pas gati tre orësh ka përfunduar këqyrja në vend dhe automjeti së bashku me gjetjet janë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore, nga ku grabitësi shqiptar u identifikua me gjurmët e gishtërinjve dhe prova të tjera të ADN-së.

Etiketa: GrabitjeGreqiShqiptar

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Para
Pas kritikave për buzët, Ana Kauri merr këtë vendimin

Pas kritikave për buzët, Ana Kauri merr këtë vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26

Dashamir Shehi ka propozuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie të përbashkët politike me studentët që...

Lexo më shumë
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com