GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentat mafioz në Lezhë! Qëllohet për vdekje babai i Roan Brahimit, që u vra pak kohë më parë në Greqi

20:35 - 17/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person raportohet se është vrarë me armë zjarri në Pllane të Lezhës.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku personi fillimisht mbeti i plagosur, por më pas u raportua se humbi jetën.

Gjovalin Prendi mbeti i vrarë në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit, në afërsi të biznesit familjar.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Viktima është babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u vra në Greqi.

Duket se tragjedia për familjen e tyre është përsëritur si për ironi të fatit, kur babë e bir ekzekutohen në prag të Pashkëve. Një vit më parë Rean Brahimi ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara ku fshihej për disa vite, në Greqi, në fillim të majit, për të festuar Pashkët me gruan dhe djalin e mitur.

Por autorët e krimit e kishin vëzhguar familjen e tij, deri në ditën kur me breshëri plumbash e vrarë të riun, në sy të gruas dhe djalit.

Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32- vjeçarin.

Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.

Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.

Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.

Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.

Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.

Dyshime dhe për biznesmenin" / Gazetarja: Sidi mund të jetë vrarë për "golin" ndaj një grupi në Vlorë |

 

Etiketa: ArmeLezhëPlagosur

Lajme të lidhura

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Para
Bardhi: Pas kallëzimit në SPAK, njerëzit e Ballukut në Fier hoqën kompjuterat nga zyrat

Bardhi: Pas kallëzimit në SPAK, njerëzit e Ballukut në Fier hoqën kompjuterat nga zyrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Lexo më shumë
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com