GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentat te “Xhamlliku”, ekzekutohet me breshëri plumbash djali i ish-gjyqtarit (Emri)

07:23 - 19/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentat te “Xhamlliku”, ekzekutohet me breshëri plumbash djali i ish-gjyqtarit (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Bëhet me dije se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 pas mesnate.

I riu është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.

Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur në Farkë një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në 5 ditët e fundit. Në 14 nëntor u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij.

52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.

Policia në informacionin zyrtar paraprak sqaron se Prendi, rreth 30 vjeç u qëllua me armë zjarri. I riu u transportua për në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërrur jetë.

Njoftimi

“Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”. Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.

Lexo edhe:

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, zbardhet itinerari i mjetit të autorëve

Etiketa: atentatKryesore1xhamllik

Lajme të lidhura

E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Aktualitet

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Para
E marta sjell reshje shiu, si pritet të jetë moti javën që vjen

Parashikimi i motit, 19 Nëntor 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+
Aktualitet

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26

Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 23/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Abuzime miliona euro/ SPAK kërkon autorizim për arrestimin, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut

07:55 - 23/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Shkurt 2026

07:44 - 23/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Shkurt 2026

07:38 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com