GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati 2019-ës/ Arjan Ndoja dëshmon në SPAK: Ja si ndodhi

11:19 - 27/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati 2019-ës/ Arjan Ndoja dëshmon në SPAK: Ja si ndodhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-prokurori dhe aktualisht deputet i zgjedhur i PD në qarkun e Durrësit, Arjan Ndoja, ka dëshmuar si dëshmitar kyç në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin ndaj tij më 1 nëntor 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit.

Gjatë dëshmisë së tij para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Ndoja ka dhënë detaje të hollësishme për ditën e ngjarjes, duke rrëfyer edhe për marrëdhëniet me personat që ndodheshin në automjetin e tij në momentin e sulmit.

Sipas ish-prokurorit, në ditën kritike ai kishte drekuar përreth dy orë e gjysmë me Aleksandër Lahon (alias Pëllumb Muharremi) dhe Enver Shabën në restorantin “Koral”. Më pas, të tre janë nisur me automjetin e Ndojës, një Mercedes Benz i regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, drejt mbikalimit të Shkozetit, kur ka nisur sulmi i armatosur.

“Nga ura e Dajlanit deri në mbikalim gjithçka ishte normale. Posa kaluam një karburant, nisën të shtënat. Fillimisht nuk kuptova çfarë po ndodhte. Vetëm në sediljen time u gjetën 13 predha,” – dëshmoi ai.

Ndoja deklaroi në sallën e gjyqit se e ka takuar vetëm një herë fizikisht Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen tha se nuk e njeh personalisht, por njeh të atin e tij, me të cilin ka pasur marrëdhënie pune.

“Nuk di kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur konflikte me askënd. Nëse i kam borxh dikujt, dua ta shlyej,” – u shpreh Ndoja me ton të tronditur.

Sulmi ka zgjatur rreth 10 sekonda. Sipas dëshmisë, u përdorën dy armë zjarri, me të shtëna të diferencuara. Në automjet ndodheshin edhe Aleksandër Laho, me precedentë penalë dhe i njohur si “i forti i Sukthit”, dhe Andi Maloku, ish-polic dhe shofer i Ndojës, i cili mbeti i vdekur.

“Kur u qëllua makina, shoferi uli shpejtësinë dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina, por humba ndjenjat nga një plagë. Më vonë jam dërguar në spital,” – deklaroi Ndoja.

I pyetur për një dosje hetimore të vjedhur nga Prokuroria e Durrësit dhe e gjetur në portobagazhin e makinës, Ndoja mohoi të kishte dijeni, duke sqaruar se dokumentet i përkisnin një avokati.

Në proces është thirrur për të dëshmuar edhe ish-deputeti Halit Valteri, i cili në vitin 2020 publikoi video dhe deklarata për atentatin. Dosja është bazuar edhe në komunikimet e zbardhura nga aplikacioni i enkriptuar SkyECC, që kanë ndihmuar në ekstradimin e të pandehurve nga Dubai në gusht 2024.

Megjithëse kanë kaluar gati 6 vite, Ndoja thotë se ende nuk di arsyen e atentatit dhe se nuk ka pasur konflikte personale që mund të çonin në një akt të tillë ekstrem.

“Edhe sot, nuk kam një arsye pse dikush do të më qëllonte. Kam dyshime për një deklaratë politike të bërë në atë kohë, por nuk kam asnjë provë.”

Gjykimi ndaj të pandehurve Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe vijon në GJKKO, ndërsa dëshmia e Arjan Ndojës konsiderohet kyçe për zbardhjen e motiveve dhe mënyrës së organizimit të atentatit. Në fokus mbetet ende shkaku real i ngjarjes që tronditi opinionin publik në nëntor të vitit 2019.

Etiketa: Arjan NdojaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Vrasja e shqiptarit në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

Vrasja e shqiptarit në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com