Tre të arrestuarit në Almeria të Spanjës të cilët u akuzuan vrasjen e një polici belg së fundmi janë akuzuar edhe për një tjetër atentat me pasoja fatale. Hetimet lidhin tre të arrestuarit në lagjen Pescadería me vrasjen me armë zjarri të një shtetasi shqiptar, pranë Parlamentit Evropian.
Tre personat e arrestuar në Almeria, të dyshuar për përfshirjen në vrasjen me armë zjarri të policit të Brukselit, Nordine El Talbi, e ndodhur natën mes 12 dhe 13 tetorit në lagjen Jette, akuzohen gjithashtu se disa orë më parë kanë vrarë një shtetas shqiptar në kryeqytetin belg.
Sipas publikimit të gazetës De Standaard, të shtënat e para me pasojë vdekjen ndodhën më 12 tetor, në orën 17:50, në afërsi të rrugës Wiertz, në lagjen Ixelles.
Vetëm pak metra larg Parlamentit Evropian, një shtetas shqiptar u qëllua deri në tetë herë me armë zjarri.
Informacionet e publikuara nga gazeta belge bëjnë me dije se disa dëshmitarë kanë parë një grup prej tre ose katër burrash duke u larguar me vrap nga vendngjarja.
Disa orë më vonë, gjatë së njëjtës natë, të dyshuarit dyshohet se morën pjesë edhe në sulmin me pasojë vdekjen e efektivit të policisë El Talbi në Jette. Më pas ata u larguan drejt Spanjës, ku përfundimisht u lokalizuan dhe u arrestuan në Almería.
Megjithëse fillimisht hetuesit nuk i kishin lidhur dy ngjarjet me njëra-tjetrën, media sqaron se pamjet e kamerave të mbikëqyrjes kanë qenë vendimtare për të zbuluar lidhjen mes tyre.
Arrestimi në Pescadería
Garda Civile arrestoi tre personat e akuzuar për vrasjen e Nordine El Talbi, policit të Brukselit, në një banesë në rrugën Alborán, në lagjen Pescadería.
Ata fshiheshin në këtë banesë me qëllim që të largoheshin nga Spanja përmes detit, në drejtim të Marokut. Almería dyshohet se ishte përdorur si pikë tranziti në përpjekjen e tyre për t’iu shmangur autoriteteve policore.
Për shkak të dyshimeve për një arratisje të afërt, Garda Civile aktivizoi një operacion policor në afërsi të portit të Almería-s, duke shkëmbyer informacione në kohë reale me policinë belge.
Pas disa orësh operacion, tre të dyshuarit u arrestuan përpara se të hipnin në traget, pavarësisht se ata kundërshtuan fizikisht arrestimin.
Sipas deklaratës së prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, në një konferencë për shtyp ku ishte i pranishëm edhe drejtori i operacioneve të Policisë Gjyqësore të Brukselit, Eric Jacobs, ndaj tre personave po zhvillohen hetime për veprën penale të vrasjes dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Përveç këtyre tre arrestimeve në kryeqytetin e provincës Almeria, janë kryer edhe tre arrestime të tjera të personave që dyshohet se kanë pasur lidhje me ngjarjet: dy në Belgjikë dhe një në një stacion treni në Paris.
Të gjithë personat e përfshirë rezultojnë të jenë “të njohur” për autoritetet për përfshirjen e tyre në trafikun e drogës.
Automjeti i vjedhur u gjet në komunën e Jette-s, me drogë dhe armë brenda tij. Në vendngjarje shkuan efektivë të Brigadës Kundër Vjedhjeve, mes tyre edhe El Talbi, 41 vjeç, i cili kishte mbërritur për të kryer një verifikim në lidhje me automjetin.
Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat lokale, kolegët e tij e gjetën të pajetë, me një plagë arme zjarri në kokë.
gijotina.com/









Discussion about this post