GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Autorët profesionistë? Eksperti i sigurisë analizon atentatin në Lezhë: Krim i paramenduar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti i sigurisë Gert Metani, ka analizuar  atentatin që tronditi dje opinionin publik, ku u vranë në Lezhë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Metani ka deklaruar se kemi të bëjmë me një ngjarje të planifikuar dhe të mirëmenduar, që ka lënë jetim 4 fëmijë.

“Ngjarja është e rëndë, sepse është e gjithë familja, jo një person i vetëm. Duke qenë se është e përfshirë edhe bashkëshortja, këto ngjarje edhe nga organizatat më mafioze të mundshme, gjithmonë janë tentuar të ndahen, të goditet objektivi por të falen familjarët, fëmijët, bashkëshortja, prindërit, etj. Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, është goditur si familje duke lënë jetimë katër fëmijë. Është ngjarje e planifikuar, e mirëmenduar, futet te vrasja me paramendim dhe te grupi i strukturuar, pasi shohim që mund të jenë mbi dy mjete, apo disa autorë që kanë marrë pjesë. Grupi hetimor në Lezhë besoj që po bëjnë hetimet e tyre dhe do t’i çojnë përpara qoftë me pamjet filmike. Si ngjarje merr përmasa të rënda dhe e trondit opinionin publik dhe përmasën e sigurisë”, tha Metani.

Sipas tij, vrasësit mund të kenë qenë profesionistë. Megjithatë ai nuk e përjashton që të kemi të bëjmë edhe me amatorë që kanë shtënë me breshëri, duke vrarë edhe bashkëshorten e objektivit. Sipas Metanit arsye të krimit të dyfishtë mund të jenë motive si larje hesapesh, apo gjakmarrje.

“Ata që janë në nivel amator, që nuk vijnë nga formimi ushtarak, që s’e kanë përdorimin e armës si mjet apo trajnim nga këto struktura, Policia, Garda, Ushtria, po bëhen edhe më të zotë, sepse bëjnë trajnimin në zona rurale, dalin maleve, blejnë armë pa fund që futen nga kufiri me Malin e Zi dhe Kosovën. Këta persona mjaftojnë të koordinojnë 2-3 veprime dhe në sytë e një personi mund të duken si profesionistë.

Mund të jenë përfshirë motive si larje hesapesh, gjakmarrje, por nëse janë profesionistë janë njerëz të gabuar që nuk kanë marrë masat për të hequr çdo gjurmë. Një djegie mjeti s’ka ndodhur këtë herë. Me një hetim të mirë çdo gjë zbardhet. Kanë qenë profesionistë për fatin e keq pasi dy personat nuk jetojnë më, por janë lehtësisht të zbulueshëm, kur prokuroria dhe oficeri i policisë gjyqësore punojnë siç duhet. Objektivi mund të ketë qenë edhe zotëria në fjalë, i ndjeri. Nëse kanë qenë amatorë, goditja në breshëri ka bërë që mos shpëtojë as zonja. Kur përfshihen familjarë janë gjithmonë ose persona që paguhen për atë, ose që s’kanë ftohtësi”, tha Metani.

Etiketa: atentatautoreeksperti

Lajme të lidhura

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit
Aktualitet

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së
Aktualitet

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26
Para
Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26

Mediat në Rusi raportojnë për një vdekje të dytë nga murtaja në një spital në rajonin e Irkutskut, pas vdekjes...

Lexo më shumë
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26
Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

16:14 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com