GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati i Edison Begajt, provat që e fundosën autorin

15:09 - 03/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati i Edison Begajt, provat që e fundosën autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri që iu bë biznesmenit Edison Begajt në hyrje të shtëpisë mbrëmjen e 29 Majit në Kaninë të Vlorës. Errësira mund të ketë favorizuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes por vetëm kaq. Duket se provat e gjetura nga ekspertët hetimorë në makinë e kanë nxjerrë zbuluar të shpallurin në kërkim ndërkombëtar Mitri Prifti.  Nga hetimet e kryera pas ngjarjes në periferi të Lushnjes, për shkak të shpejtësisë mjeti i Priftit doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Brenda makinës, policia gjeti prova të mjaftueshme për të çuar në identifikimin e autorit të plagosjes së Begajt.

Një kapele e përdorur nga autori, fije floku, mbetje biologjike si dhe shenjat e gishtave, zbuluan se bëhej fjalë për 36-vjeçarin nga Tirana, Mitri Prifti.

Ai fillimisht u shpall në kërkim policor dhe me marrjen e përgjigjes së ADN-së për provat e siguruara në makinë, policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar. Por rezultoi se një ditë pas ngjarjes, Prifti ishte larguar drejt Italisë në mënyrë të rregullt.

Atentati

Edison Begaj ka qenë në makinë me dy fëmijët e tij, rreth orës 23:00, më datë 29 maj 2021, kur teksa po hapte portën e banesës së tij, është qëlluar nga një person i maskuar dhe i veshur si polic. Autori, përkatësisht shtetasi M. P., 36 vjeç qëndronte në këmbë, i fshehur mes ullishteve të fshatit Kaninë, duke pritur 41-vjeçarin. Ndaj tij janë qëlluar 4 plumba, nga tre metra largësi, duke e lënë të plagosur. Më pas, 36-vjeçari është larguar po në këmbë nga vendngjarja dhe më pas, është marrë nga disa persona të tjerë në një makinë dhe është larguar. Begaj u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor dhe kur u mor në pyetje, deklaroi se nuk e njihte autorin, për shkak të errësirës në zonë. Më vonë, u zbulua se personi që qëlloi 41-vjeçarin, ishte shtetasi M. P. Fillimisht, u dyshua për një prishje të pazareve të drogës, duke qenë se Edioson Begaj është një i emër i njohur për drejtësinë, pasi është kapur e dënuar disa herë për trafikim të drogës përgjatë viteve. Ishin pamjet filmike, të kamerave të sigurisë së lokalit, të cilat zbuluan konfliktin midis Begaj dhe 36-vjeçarit. Gjatë këtij debati, 41-vjeçari e ka goditur me shuplakë, por përsëri mbetet i paqartë motivi i sherrit në lokal.

Etiketa: atentatEdison BegajVlore

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Skënder Brataj: Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-i rrezikojnë seriozisht jetën e foshnjës!

Skënder Brataj: Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-i rrezikojnë seriozisht jetën e foshnjës!

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com