GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati kundër biznesmenit në Shëngjin, reagon ministri Manja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati kundër biznesmenit në Shëngjin, reagon ministri Manja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili është njëherazi edhe drejtues politik i PS-së për Qarkun e Lezhës, ka reaguar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin dhe akuzat e opozitës.

Manja kërkoi nga organet ligjzbatuese që të zbardhet menjëherë kjo ngjarja, ndërsa lidhur me akuzat e opozitës ai tha se ndjen vetëm “neveri dhe përçmim”.

“E para dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e viktimës së djeshme në Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim në këtë ngjarje të trishtë që ka ndodhur dje në Lezhë. Në radhë të parë jemi shqiptarë, më pas jemi aleatë apo mund jemi dhe kundërshtarë politikë.

Por në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë. Atë të zbardhjes menjëherë të kësaj ngjarje dhe të vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar menjëherë përpara drejtësisë.

Tani lidhur me akuzat e djeshme, unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politik apo për qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre politike këtu e 32 vjet.

Ndjej vetëm neveri dhe përçmim, por është momenti të ftoj edhe njëherë organet ligjzbatuese që një orë e më përpara të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të shkojnë përpara drejtësisë”, u shpreh Manja.

Një ditë më parë, kreu i PD-së Sali Berisha e lidhi vrasjen e biznesmenit në Shëngjin me politikën, duke thënë se Nikulaj ishte kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut për bashkinë e Lezhës.

Për këtë qëndrim, shkroi Berisha në “Facebook”, ai është kërcënuar vazhdimisht ditët e fundit nga Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu.

 

Etiketa: atentatKryesore1Manja

Lajme të lidhura

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
Elon Musk nuk njeh limite, propozon blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë

Elon Musk kërcënon me padi Microsoft-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com