GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës në Athinë, arrestohen dy shqiptarë (Emrat)

15:59 - 27/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës në Athinë, arrestohen dy shqiptarë (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar nga autoritetet policore greke, ku dyshohen si autorë të atentatit të regjistruar më 15 Dhjetor të vitit të kaluar në një lokal në  Thermomakedonon të Athinës, ku mbeti i vrarë Irakli Davella dhe u plagos Edi Luloas alias Etmond Hysa.

Në pranga janë vënë shtetasi Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda. Ata janë arrestuar në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli janë zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se dy të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat çka i bën hetuesit grekë të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë. Të tjera detaje pritet të zbulohen në orët në vijim.

Në lidhje me atenatit, autoritetet greke kanë vlerësuar që në momentin e parë se bëhej fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e Irakli Davellës, i cili dyshohet se ka lidhje me persona që janë vrarë në konfliktet e ndezura mes grupeve rivale dhe mafies greke.

Gjithashtu, në vitin 2009 kundër Davellës ishte ngritur një hetim për organizim kriminal dhe zhvatje, ndërsa pas kësaj ai duket se nuk i kishte shqetësuar më autoritetet.

Një persona me shumë interes për hetimet ka qenë edhe i plagosuri rëndë në kokë dhe në bark, Etmond Hysa. Vetëm pak ditë para ngjarjes së rëndë ai kishte ardhur nga Dubai, për të cilin hetuesit grek besojnë se ka luajtur rol në atentat. Me fjalë të tjera, ata vlerësojnë se ndoshta ardhja e tij në Greqi ka qenë për një arsye specifike, gjë që ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta ekzekutojë.

Bizneset e Irakli Davellës

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qera në ishujt grekë.

Në vitin 2006 ai rezulton të ketë rregjistruar me vendim të Gjykatës së Sarandës, një biznes “Kafe-Bar-Restorant, si dhe tregëtimin e e artikujve të ndryshëm dhe ushqimor e pije alkoolike me pakicë dhe shumicë” në Delvinë, biznes i cili rezulton ende aktiv me NIPT K66424544U me qendër në Mesopotam, Bashkia Finiq.

Gjithashtu në vitin 2020 ai rezulton të ketë regjistruar biznes në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol për kultivimin e agrumeve, i cili tashmë është çregjistruar

Etiketa: divellashqiptarëVrasje

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det
Aktualitet

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin
Aktualitet

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Para
Aplikimi për në universitet/ Kalendari i procedurave për regjistrim

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve, pezullohen nga detyra 3 efektivë të policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi
Breaking Views

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26

Pas ditësh izolimi dhe tensioni për qarkullimin në një nga akset më problematike në vend, këtë të dielë është rikthyer...

Lexo më shumë
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com