GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati me 4 viktima/ Në Milot është mbyllur posta e policisë, s’ka asnjë patrullë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati me 4 viktima/ Në Milot është mbyllur posta e policisë, s’ka asnjë patrullë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një distancë më pak se 30 kilometra në harkun e 5 ditëve kanë ndodhur dy atentate mafioze që i kanë marrë jetën 4 të rinjve, 3 në mbikalimin e Fushë-Krujës të dielën e kaluar në mes të ditës dhe më i fundit mbrëmjen e së premtes në qendër të Milotit. Në të dyja rastet atentatorët janë zhdukur pasi kanë braktisur armët në makinat e djegura. Pavarësisht se siguria publike në këtë aks mjaft të frekuentuar është cenuar rëndë, policia është inekzistente. Tek- tuk sheh të patrullojë policia rrugore, e cila kryesisht merret me kundra-vajtjet e kodit rrugor dhe jo me makina me xhama të zinj e targa të huaja. Edhe në Milot është e njëjta situatë Pavarësisht se nuk kanë kaluar as 24 orë nga atentati mafioz, në qytet nuk ka asnjë patrullë të vetme policie.

Miloti njihet për kriminalitetin e lartë dhe shpesh autorë të veprave penale fshihen në këtë qytet por pavarësisht kësaj policia në këtë qytet është inekzistente. Këtu nuk ka asnjë stacion policor dhe në qytet patrullon vetëm një patrullë rendi me dy punonjës. Edhe në krimin e të premtes mbrëma policia mbërriti në vendin e ngjarjes me 30 minuta vonesë, kur autorët kishin mbërritur në Borizanë kishin djegur mjetin dhe ishin larguar në drejtim të paditur. Kjo godinë e rrënuar dhe e mbuluar nga ferrat ka qenë dikur stacion policie që prej kohësh ka dalë jashtë funksionit. Tashmë për rendin e këtij qyteti problematik përgjigjet komisariati i Laçit.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi nxori zbuluar policinë pasi mungesa e informacionit nga policia kriminale dhe kontrollit të territorit bëri që atentati I Mbikalimit të Fushë- Krujës të përsëritej brenda 5 ditësh, me gjasë nga të njëjtët autorë. Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit në dy ngjarje të ndryshme muaj më parë iu rrezikua jeta nga të shtëna armësh por policia nuk shkoi dot tek emrat e vrasësve apo porositësve. Vrasja e Erigers Mihasit e Armando Dumanit në nëntor të vitit të kaluar, Can Karriçit në Bathore një muaj më vonë, ekzekutimi i 3 të rinjve në mbikalimin e Fushë Krujës dhe së fundmi vrasja e 28 vjeçarit Klisman Preçi kanë një emërues të përbashkët, lidhjen me të shpallurin në kërkim Ervis Martinaj.

Të afërmit e 28-vjeçarit jashtë kameras i thanë Top Channel se kanë rezerva për uniformat blu. Sipas tyre policia i ka lënë dorë të lirë krimit të vritet mes tij duke marrë dhe jetë njerëzish që nuk kanë lidhje me të, siç ishte rasti I viktimës së fundit që I morri jetën vetëm dëshira për të udhëtuar me makina luksoze./Marrë nga TopChannel

Etiketa: atentatMilotpatrulla policie

Lajme të lidhura

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!
Aktualitet

Edhe turistët i bashkohen revoltës te Kryeministria, qytetari suedez: Merrni fatet e kombit në dorë!

20:26 - 12/07/26
Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Para
Nesër i mbaron mandati/ Presidenti Meta zhvillon aktivitetin e fundit zyrtar

Nesër i mbaron mandati/ Presidenti Meta zhvillon aktivitetin e fundit zyrtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com