GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati me tritol/ Flet shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt: Në biseda kisha dëgjuar që…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra me tritol, motra e Aleksandër Sadikaj: Ja kush ia kishte dhënë jelekun anti-plumb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh.

Një ngjarje tronditëse për mënyrën se si autorët zgjodhën ta eliminonin nëpërmjet shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur poshtë sediljes së makinës me të cilën udhëtonte, ku hetuesit dyshojnë se ekzekutorët kishin vendosur 500 gram tritol në shasinë e automjetit.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh në emisionin “Në Shënjestër”, dëshminë e mikut të 27-vjeçarit, i cili flet për takimet me të, por edhe për borxhet që ai kishte.

Shoku i viktimës, E.G: “Kam një javë që kam nisur punë si topograf. Në kohën e lirë shoqërohesha me Aleksandër Sadikaj, i cili njihet edhe me pseudonimin Sancho. Me të jam njohur që fëmijë, por kam filluar të shoqërohem më shumë dy vite e fundit. Dy muaj më parë, atij i kishin hequr patentën, pasi e kishin konstatuar nën efektin e alkoolit. Me të kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë. Aleksandri merrej me administrimin e lokalit dhe fermës së tij në Memalilaj “Sanco Farm Albania”. Zakonisht lëviznim me Golfin e Bardhë të tij me targë AA077PO. Ai lëvizte ndonjëherë edhe me një Ford Kuga të bardhë në pronësi të të dashurës së tij. Pothuajse një herë në javë iknim në Memaliaj ku qëndronim dy ose 3 ditë. Ka raste kur iknim e vinin brenda ditës.”

Ai iu dha hetuesve edhe disa detaje të tjera të jetës së Sadikajt, që lidheshin me borxhe që persona të ndryshëm i kishin atij dhe që për këtë arsye ishte në konflikt me ta.

Shoku i viktimës, E.G: “Nuk kam vënë re asnjë shqetësim tek ai. Por as Aleksandri nuk fliste. Ai nuk i kishte borxh askujt. Por kam dëgjuar në biseda dhe më ka thënë se një person që e thërrisnin me pseudonimin “Peqja” nga qyteti i Kuçovës i kishte një borxh prej 15 ose 19 milionë lekësh të vjetra. Madje këto ditë, “Peqja” i kishte dërguar një person, i cili po ndërmjetësonte që ti sillte paratë e borxhit dhe ta mbyllte si problem. Në kohën që ja kishte dhënë paratë, ai nuk i kishte t’ja kthente dhe kishin rënë dakord që t’i jepte përqindje interesi.”

Etiketa: Aleksander Sadikaj

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
E takoi dy ditë para atentatit, del dëshmia e negociatorit të borxhit: Çfarë i kërkova në makinë Aleksandrit

E takoi dy ditë para atentatit, del dëshmia e negociatorit të borxhit: Çfarë i kërkova në makinë Aleksandrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com