GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj dhëndrit të ish-kryebashiakut, ja si Dumani u tradhëtua nga “shoku” i tij

12:06 - 26/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj dhëndrit të ish-kryebashiakut, ja si Dumani u tradhëtua nga “shoku” i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse Nuredin Dumani, nuk foli fillimisht për atentatin e dështuar ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, ai që do të zbulonte për hetuesit e SPAK këtë ngjarje, do të ishte Henrik Hoxhaj. Një tjetër i penduar i drejtësisë, i cili nga mik i ngushtë, duket se është kthyer pas atentatit ndaj Dumanit, në armikun e këtij të fundit. Ku ky i fundit beson se Hoxhaj e ka tradhtuar dhe nxjerrë në pritë, ku edhe u plagos.

Por që gjatë marrjes në pyetje, Dumani pranoi se ai ishte paguar 200 mijë euro për të eleminuar Sokol Sanxhaktarin. Porositur ishte sipas tij Florenc Capja dhe krahi i djathtë i tij, Bledar Muca. I pari ndodhet në Dubai, ndonëse ka mbi supe akuzë për vrasjen e dyfishtë te Gentian e Nezir Beqirit, ndërsa i dyti u ekzekutua disa muaj më parë në Belgjikë…. “Vrasja e Sokol Sanxhaktarit më është kërkuar nga Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri.

Ata më kërkuan që të godisja Sokol Sanxhaktari për një shumë prej 200,000 euro, pasi ky i fundit ishte lidhje e Suel Çelës.”, tha Dumani. Në lidhje me këtë ngjarje, Henrik Hoxhaj, tha se vrasjen e Sokol Sanxhaktarit ia kishte kërkuar Nuredin Dumani. “Në lidhje me Sokol Sanxhaktarin, unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. E lamë për të takuar Bled Muçën, pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej tij. Takimi me Bledin nuk u realizua, pasi gjatë kësaj kohe u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose pasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy.”, tha Henrik Hoxhaj.

Sipas Henrik Hoxhaj shuma që do të përfitonin nga vrasja e Sokol Sanxhaktarit do të ishte e majme. Por ai nuk di të thotë pse kjo vrasje nuk u krye. “Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveçse me Nuredinin.”, pohoi Hoxhaj.

Sokol Sanxhaktari është një emër emblematik i botës së krimit në Elbasan dhe armiqësia e tij me grupin kriminal Capja është një histori e njohur. Ai konsiderohej për vite si njeri i paprekshëm nga policia, e ishte amnistuar nga institucionet ligjzbatuese, me gjasë për shkak të fuqisë që vjehrri i tij Qazim Sejdini i njohur si Lala, kishte në qytet. Por vrasja brutale e një prej njerëzve të tij të besuar, e dërgoi atë pas hekurave ku ndodhet edhe aktualisht.

Etiketa: Henrik HoxhajNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Jeni gati? Bora Zemani i “mashtroi” të gjithë, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikohet fotoja/ Ja si duket Bora Zemani pa filtra dhe make-up

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com