GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, ja si viktima përdori dy identitete për t’u fshehur

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi, ja si viktima përdori dy identitete për t’u fshehur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Far West-i mes shqiptarëve në Athinë që la tre të vrarë e dy të plagosur ka sjellë dhe publikimin e të dhënave mjaft kontradiktore në media. Shqiptari i vrarë nga policia greke pasi plagosu dy efektivë fillimisht u identifikua si Adil Tefa, me origjinë nga Korça. Emri i tij doli nga mediat shqiptare, ndërsa ato greke i qëndrojnë besnike një identiteti të dytë që mendohet se përdorte 48-vjçari shqiptar në Athinë, Armando V.. por, për të është raportuar edhe për një tjetër identitet nga mediat shqiptare, Andon Tefi.

Për dy shqiptarët e tjerë që mbetën gjithashtu të vrarë në përplasjen me armë ka gjithashtu dy versione. Mediat shqiptare raportuan fillimisht se bëhej fjalë për të identifikuarit si Jani T., dhe Gëzim A.. Më vonë u raportua se një nga prej dy viktimave të tjera quhej Armando Yzeiraj, por nuk dihet nëse fjala është për Janin apo Gëzimin. Gjithsesi, identitetet e shqiptarëve apo detaje të tjera mund të bëhen më të qarta me raportime në vijim.

Kujtojmë se, një takim mes dy bandave shqiptare përgjaku rrugët e Athinës. Adil Tefa, Jani T, Gëzim A., janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.

Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektivët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.

Etiketa: GreqiVrasje

Lajme të lidhura

Bllokohet përkohësisht rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit
Aktualitet

Bllokohet përkohësisht rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit

14:46 - 19/11/26
Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

14:27 - 19/11/26
Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët
Aktualitet

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

14:11 - 19/11/26
Para
Grida Duma rrëfehet si asnjëherë më parë: Si e kuptova që duhet të isha pjesë e politikës

Grida Duma rrëfehet si asnjëherë më parë: Si e kuptova që duhet të isha pjesë e politikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet përkohësisht rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit
Aktualitet

Bllokohet përkohësisht rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit

14:46 - 19/11/26

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në një segment të rrugës dytësore Tiranë-Durrës, për shkak të...

Lexo më shumë
Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

14:27 - 19/11/26
Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

14:11 - 19/11/26
Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

13:55 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com